Shtëpia Botuese BOTART është themeluar në vitin 2005. Gama e gjerë e botimeve të saj përfshin librat e dobishëm, me karakter formues dhe edukues, kryesisht për brezin e ri, duke harmonizuar botimin e autorëve të huaj me ata shqiptarë.
BOTART ka në fokus të veçantë letërsinë e zgjedhur për fëmijë dhe adoleshentë, si dhe botimet historike, psiko-sociale dhe filozofike për të rritur.
BOTART ka sjellë në shqip disa nga autorët më të suksesshëm në botë të letërsisë për fëmijë si: Dr. Seuss, David Walliams, Judith Kerr, Elwyn Brooks White, Julia Donaldson, Craig Smith, Andy Griffiths, Rachel Renée Russell, Beverly Cleary, Cressida Cowell, Michael Morpurgo etj.
Për adoleshentë: Angi Thomas, Susan Eloise Hinton, Jacqueline Wilson, Holly Smale, John Boyne; Giovanna dhe Tom Fletcher etj.
Si dhe për të rritur: Yuval Noah Harari, Noam Chomsky, Adam Kay, Matt Haig, Steve Harvey, Michael Lewis, Douglas Murray, Fearne Cotton, Jill Sims, Chloe Benjamim, etj.
Librat e botuar shpërndahen në hapësirën shqiptare në Ballkan, si dhe në vende të ndryshme të botës.
Tigri që erdhi për çaj është një tregim i shkurtër për fëmijë, i botuar për herë të parë në vitin 1968 i cili mbeti po aq popullor edhe dyzetë vite pas botimit të parë. Libri ka të bëjë me një vajzë të quajtur Sophie, nëna e saj dhe një tigër me tipare njeriu, që ndërpret çajin e tyre të pasdites.
Një biografi e plotë, voluminoze, profesionale dhe shumë interesante. Shkruar nga një historian me karrierë të gjatë akademike, i cili në 1 qershor festoi 80-vjetorin e lindjes. Me një gjykim të ftohtë, mbështetur në dokumente të shumta arkivore nga disa shtete, autori slloven Jože Pirjevec vjen para lexuesit shqiptar me një botim dinjitoz, i cili do të...
Kujdes! Tomi, Delia dhe e gjithë familja Gejts po shkojnë me pushime. Si do të arrijë Tomi ta mbajë veten të zënë përgjatë pushimeve në kampin më të mërzitshëm që keni parë ndonjëherë? Duke vizatuar natyrisht! Një histori e re emocionuese qe pret me padurim te vizatoni edhe ju pushimet tuaja!
Seria e Tom Gejtsit vazhdon serish per lexuesit e vegjel. Ne gjuhen shqipe vjen libri i 11-te, ndersa per lexuesit jashte vendi vazhdon bestselleri absolut nderkombetar me serine e 13-te dhe te 14-te.
Sinqerisht shpresoj që Tomi tashmë e ka marrë veten nga dëmtimi i qenit të tërbuar që e sulmoi atë ditën e fundit të semestrit, ndërsa ai ishte duke ardhur për në shkollë. Ishte fat i madh që kishte me vete fletoren e detyrave të shtëpisë për t'u mbrojtur.
Gjyshja Mejvis dëshiron të gatuajë për ditëlindjen time, gjë që mund të jetë një katastrofë!
Kjo është fytyra ime kur më vijnë IDE GJENIAlE (gjë që ndodh SHPESH). Markusit i pëlqen të mendojë se ka ide të mira, por pjesa më e madhe e tyre janë KOT. Kur xhaxhi Kevini thotë se është EKSPERT në gjithçka, babi bën këtë fytyrë. Ndërsa ky jam unë kur Delias i SHKATERROHEN FLOKËT.
Po pres me padurim udhëtimin shkollor (nëse mund të gjej formularin). Edhe Delia dëshiron që unë të iki. Do të ketë gjëra shumë të bukura për të bërë. Si: të bëjmë trapa;të bëjmë festa në mesnatë. Si dhe të kemi kujdes nga disa krijesa të çuditshme.
Është me të vërtetë ftohtë jashtë dhe ne të gjithë shpresojmë se do të bjerë borë. Po! Derek dhe unë mund të bëjmë një këndes prej bore dhe të luajmë me topa bore (shiko, Delia!). Gjyshja Mavis ka filluar të më thurë një triko leshi të re për dimër, por gjërat duket se nuk po shkojnë si duhet…
Nga kolana e famshme ndërkombëtare për fëmijë, vjen edhe një tjetër libër i Tom Gejts. Ky libër ka plot gjëra fanstastike, histori gazmore, shaka plot kripë, aventura fëmijës, piktura fantastike. Prandaj ka marrë shumë çmime ndërkombëtare....
Nga kolana e famshme ndërkombëtare për fëmijë, vjen edhe një tjetër libër i Tom Gejts. Ky libër ka plot gjëra fanstastike, histori gazmore, shaka plot kripë, aventura fëmijës, piktura fantastike. Prandaj ka marrë shumë çmime ndërkombëtare....
Këshillat e mia për të qenë njëshi i klasës (Fatkeqësisht nuk zbatova asnjërën prej tyre.)
Ky libër rrëfen historitë e 100 burrave të mrekullueshëm që realizuan arritje të mahnitshme pa nevojën e dhunës, ose ndjenjave shtypëse ashtu si mësohen djemtë që të bëjnë stereotipikisht. Një mësim shumë i mirë mbi burrërinë, dhe se si ju mund të jeni një djalosh po aq i vlefshëm edhe nëse vendosni të mos i ndiqni qorrazi stereotipat gjinore të shoqërisë...
Kjo është historia e tri grave Lina, një nënë e re në periferi të Indianës, martesa e së cilës e ka humbur pasionin, nëpërmjet rrjeteve sociale rilidhet me të dashurin e saj të rinisë së hershme, dhe shumë shpejt kjo lidhje do të përfshijë edhe persona të tjerë.
Një tjetër vepër e mjeshtrit të letërsisë klasike amerikane për fëmijë vjen në shqip. Trumbeta e mjellmës është ndër veprat më të dashura nga lexuesit e vegjël të çdo brezi, por sigurisht që ka shumë fansa edhe në ditët tona. Luis e do trumpetën por nuk arrin dot as ti bjerë dhe as ta shijojë. Dhe e dini përse?
Ky libër është një manual praktik që sintetizon njohuritë që shkenca neurologjike u ofron prindërve dhe edukatorëve, me qëllim që të mund të ndihmojnë fëmijët të arrijnë një zhvillim të plotë intelektual dhe emocional.
Ky libër vjen për fansit e “Buzëqeshja e Raina Telgemeier, pasi është një roman grafikash, i përzemërt rreth miqësisë dhe sfidave që kalon secili prej nesh edhe kur jemi vetëm. Prandaj ky roman ta mëson të njohin fuqitë brenda vetevetes teksa ndjekim një kurs për mësimin e patinave. Jo më kot ku libër për fëmijë mbetet një bestseller i përhershëm i The...
Bota e fshehtë e internetit, jeta virtuale që vitet e fundit ka zëvendësuar atë reale, vjen në faqet e librit Vajza online, nga autorja e njohur në mbarë botën, Zoe Sugg.
Një tjetër libër për të pasionuarit e serisë së Zoe Sugg “Vajza online”. Miqësia është një ndër gjërat e çmuara në jetë por ka momente kur duhet të përballemi edhe të vetëm në sfidat që na dalin para. Por çfarë ndodh me Penny kur zhduket miku i saj?
Kloe Gjata ka humbur BUZEQESHJEN. Ajo nuk lë vend pa e kërkuar. (Poshtë jastëkut. Poshtë shtratit. Poshtë hundës së vet. Natyrisht.)
Edhe pse njohuritë e saj janë të mëdha, ajo nuk e di se përse nuk e pëlqen asnjë nga bashkëmoshatarët e saj në shkollë. Kur i ofrohet mundësia për të ndryshuar, Harriet e shfrytëzon më së miri. Por, a mund të shndërrohet ajo nga një vajzë "shushkë" në një vajzë të bukur?
“Emri im është Harriet Manners dhe ende vazhdoj të jemë shushkë”. Këtë e dinë shumë mirë ata që kanë lexuar vëllimin e parë, por do ta mësojnë tani edhe lexuesit e rinj që unë jam e tillë....
Ajo nuk merr fare erë nga djemtë dhe kjo është mëse e qartë. Në një udhëtim marramendës modelimi në Tokio, Harriet është e gatshme të shkëmbejë gjithçka ka mësuar deri më tani për të pasur qoftë edhe idenë më të vogël se çfarë do t'i duhet të bëjë më pas
Vjen vëllimi i katërt i serisë për të rinj Vajza shushkë: Përhumbuni në librin që ka fituar me dhjetëra çmime dhe është shitur në të gjithë botën.
Imagjinoj këtë djalosh biond bukurosh me sy të mëdhenj kafe që shëtit rreth një makine gjysmë të parkuar në trotuar. Ndalon në një anë që të më hapë rrugën, vetëm se unë kaloj po nga ajo anë. Kalon nga ana tjetër dhe, po ashtu, edhe unë.
Ky libër i jashtëzakonshëm dhe i domosdoshëm nga një njohës i thellë i IA-së shtron “problemin e përmbajtjes” – detyrën e mbajtjes së kontrollit mbi teknologjitë e fuqishme – si sfidën thelbësore të epokës sonë. Në librin “Vala që po vjen”, Sulejmani tregon se këto forca kërcënojnë marrëveshjen e madhe të shtetit, themelin e rendit global. A mund të hapim...