Një botim edukativ për nxënësit e...
Një histori diplomatike sipas burimeve private dhe dokumenteve të nxjerra nga arkivat e Kajros, Parisit, Londrës dhe Vjenës.
Kleopatra ka qenë një ndër gratë më të spikatura të historisë së njerëzimit, e padyshim ka arritur majat e realizimit si femër; një grua trime, e pangjashme në forcën, karakterin dhe inteligjencën e saj. Kjo mbretërore historike vazhdon të inspirojë gra dhe burra sot për mendjen dhe aftësitë e qenies për vetërealizim. Prandaj kjo është një nga monografitë...
Ky libër përmbledh të gjithë jetën dhe veprën e mësueses dhe studiueses së njohur Pandora Dedja. Libri ka hapësira teorike interesante, por edhe shembuj konkret, mjaft shembuj tërheqës dhe domosdo të veçantë e që i japin këtij libri një tingëllim interesant. Sidomos në ndihmë të mësuesve të gjuhës e të letërsisë ky libër paraqet një ndihmë jo të vogël....
Biografia e Moisiut gëzon pasuri dhe vlera që do t'i dëshironin çdo njeri i rangut të tij. Maks Brod shkruan për të: "Hamlet është shkruar vetëm për Moisiun dhe vetëm ai mund ta interpretonte." K. Stanislavski shkruan: "Një artist edhe një njeri kaq i madh sa Moisiu, i përket gjithë botës".
A është tradhëtar apo hero Esat Pashë Toptani? A e shiti Shkodrën? A luftoi për nderin e familjes së tij të madhe, apo e turpëroi? Këto dhe shumë pyetje të tjera ngre kjo monografi e gazetarit të Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi, e cila sjell shumë anë të panjohura dhe burime nga jashtë Shqipërisë. Ikonomi di të rrëfejë për ngjarje dhe personazhe, dhe kjo...
Ka biografi e biografi. Ka edhe biografë.... Por kjo është e veçantë: Djali shkruan për jetën dhe karrierën e të atit. Këtë ka bërë presidenti Xhorxh Bush për të atin, i cili drejtoi Amerikën në kohën e thyrjes së perdes së hekurt. Një familje dinastike, ku shumëkush që do të dijë më shumë, ky libër është një dritare e sigurtë për të mësuar gjëra të...
Çdo vend, e sidomos kryeqytetet, i kanë figurat e tyre, të cilat kanë bërë histori dhe kanë sjellë vlera. Këtu buron edhe ideja për të bërë një enciklopedi të qytetarëve të nderit të Tiranës, të Valer Gjonit. Falë përvojës si gazetar, aktor dhe regjizor, por edhe si zyrtar i Bashkisë së kryeqytet, emrat e spikatur, që nga Dr. Shefqet Ndroqi, Sadik Kaceli,...
Kjo monografi vlerësohet nga studiuesit e huaj si punimi më cilësor dhe më i plotë, i shkruar deri më sot për Sami Frashërin. Autori e ka ndërtuar figurën e Sami Frashërit, duke ballafaquar me veprat e tij të shkruara në turqisht dhe arabisht, debatet në të cilat ka marrë pjesë, duke dhënë në të njëjtën kohë dhe historinë e receptivit të tyre në opinionin...
Sopranoja Tefta Tashko Koço, ndër figurat e rëndësishme të interpretimit vokal, me zërin e bukur dhe autentik, gjatë karrierës së shkurtër shpalosi një talent të jashtëzakonshëm të muzikës lirike qytetare shqiptare dhe një repertor të pasur të muzikës operistike klasike. Lindur në Egjipt në 1910, e formuar artistikisht në Paris dhe Romë, bilbili shqiptar...
Një jetë në dashuri është historia e një jete të përbashkët, e shoqëruar me plot ngjarje pune, gëzimesh e shqetësimesh. Në këtë histori na kalojnë para syve plot emra e vende, të lidhura me intensitetin e jetës së Prof. Shuteriqit.
Një libër biografik i cili na tregon më shumë mbi jetën e shkrimtarit të famshëm francez, Viktor Hugo.
Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.
Tërheqës . . . Kathi ka kryer një akt heroik duke treguar hap pas hapi historinë e jashtëzakonshme të Dorës. Booklist "I rëndësishëm dhe plot vlera.... Historia e Dorës është historia e gjysmës së parë të shekullit të 20-të." Houston Chronicle "Prekës... Të lë plot mbresa... Mbush në mënyrë të mrekullueshme hendekun e kuptimit tonë për Kafkën." Boston Globe
Janko Lavrin ishte poet, kritik, romancier, përkthyes dhe historian. Punoi si profesor I studime sllovene në Universitetin e Nottingham. Mbështetës I psikanalizës, shkroi atë që e quante "sudime psikokritike" të Ibsen, Nietzsche dhe Tolstoy.
Jeta e tij u shua dhe që nga ajo kohë ka kaluar pothuajse një shekull. Krijimet e tij, dikur të ngritura në qiell nga gjithë bota, tani i ka mbuluar harresa; kanë mbetur disa vjersha të pavyshkura, disa strofa të pavdekshme prej "Çajld Haroldit" dhe "Don Zhuanit", por edhe ato janë ngurtësuar nën mbulesën e lavdisë dhe të nderimit.
Në vitin 1998, Xhon Vudi atehere drejtues i larte ne Microsoft, shkoi me pushime , por ato ia ndryshuan kursin e jetës. Pushimet në Nepal u kthyen në një udhëtim shpirtëror e më pas në një mission për të: ta ndryshontë botën pak e nga pak, me një libër këtu e një nxënës atje, duke ngritur biblioteka në vendet në zhvillim. Shumë shpejt braktisi karrierën,...
Me thënë të vërtetën, kjo është e para herë që jam në një diplomim kolegji. U largova nga Reed College pas 6-mujorit të parë, por pastaj qëndrova si një frekuentues i herëpashershëm 18 muaj apo më shumë përpara se të largohesha përfundimisht. Unë kam qenë me fat - e gjeta atë që kam dashur të bëj herët në fillim të jetës. Woz dhe unë filluam Apple në...
Ky libër sjell historinë e jetës tragjike të Drande Jakja nga zona e Nikaj Mërturit, e cila pas arratisjes së burrit në Jugosllavi në vitin 1949, internohet në Tepelenë. Dëshmitë e saj flasin për një kamp dhe tortura tipike naziste, ku vetëm për një natën gjetën vdekjen 33 fëmijë. Ndër dëshmitë më tronditëse është edhe historia e djalit të saj të vdekur,...
Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes...
Gandi arriti të nxirrte nga njerëzit më të mirën që kishin dhe të krijonte nga njerëz të zakonshëm, njerëz të jashtëzakonshëm. Mësimet e Gandit u bënë frymëzuese për shumë individë në botë, të cilët u bënë udhëheqës të lëvizjeve të padhunshme për drejtësi shoqërore në vendet e tyre. Shumë prej tyre janë laureatë të Çmimit Nobel për Paqe.
Biografia e Elisabet Tejlor me të pathënat e jetës së saj. E bukur, e talentuar dhe hirplotë, diva e kinematografisë ka qenë më shumë se një legjendë Hollivudi. Kjo biografi e mahnitshme e paraqet Tejlorin si një qenie ndryshe, vendosur në një kornizë të praruar
Kjo është biografia e njeriut që Stefan Cvajg e cilëson si “Makiavelin e ditëve moderne”. Autori në këtë vepër ka dhënë portretin e qartë të ministrit të atëhershëm të policisë, qëllimi i vetëm i të cilit ishte mbijetesa politike dhe ushtrimi i pushtetit.
Ky libër është një histori dashurie, pushteti, tradhëtie e Valerié Trierwellier, ish-bashkëshortes së presidentit francez Fransua Hollande. Në këtë rrëfim vjen jo vetëm përmasa reale e kreut të shtetit francez, me sekretet në Pallatin Elise, por edhe botimi i librit dhe tregtimi në Francë është bërë fillimisht në mënyrë klandestine
Një nga pyetjet që biografët e Majakovskijt kërkojnë t’u japin përgjigje është pikërisht marrëdhënia e tij me aktoren Lili Brik, ndikimi që ajo pati në vargjet e tij. Botimet “Saras” sapo kanë hedhur në treg një biografi të Serena Vitales kushtuar poetit rus, e cila zbardh marrëdhiet e futuristit rus me gruan të cilës i dedikohen shumë ndjesi dhe vargje
Nganjëherë ndiej përkëdheljen e kohës që ikën, por herë të tjera - në shumicën e rasteve - e ndjej që ajo s'kalon . Minutat e dridhshme shkrihen sa gjatë-gjerë, më përpijnë dhe s'mbarojnë së dhëni shpirt.
Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin, për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi, sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.
Një kredhje freskuese në historinë e kinemasë, plot me Hirushe e Princa të Kaltër, por edhe plot ankthe e mall për jetën e thjeshtë. Kjo botë plot shkëlqim nga vjen së brendshmi, nga rrëfimi i vetës dives së kinemasë italiane dhe femrës me famë botërore, Sofie Loren
Nisem të mendoj dhe të hedh në letër, pastaj në baltë skicë idetë... Është e vështirë të ndërtosh diçka, pa menduar më parë për një këndvështrim origjinal e të freskët, pa përsëritur atë, që është arritur më parë. Kjo mendoj unë, është udha dialektike e cilësisë së artit. Duke u ndodhur në kërkesa të tilla kërkoj dhe eksperimentoj mbi ide e mendime...
Shekulli i njëzetë është një shekull që e shikon tokën ashtu si nuk e ka parë kush kurrë më parë, toka ka një shkëlqim që nuk e ka patur asnjëherë tjetër, dhe ndërsa në shekullin e njëzetë gjithçka vetëshkatërrohet dhe asgjë nuk është e vazhdueshme, atëherë shekulli ka një shkëlqim të vetin dhe Pikaso i përket këtij shekulli, ai ka karakteristikën e...
Biografia e parë e plotë e yllit më të dashur të filmave në Amerikë. E gjithë bota e adhuron për buzëqeshjen e saj rrëzëllitëse dhe mënyrën se si i jep dritë ekranit me filma si Erin Brokoviç, Buzëqeshja Mona Liza dhe sigurisht, Gruaja e bukur. Por deri më sot gazetat sensacionale kanë botuar vetëm copëza nga jeta e vërtetë e Xhulia Robertsit. Biografi i...
Ky libër ka dy protagonistë: Marilyn Monroe dhe dashurinë. Dashurinë e kërkuar, të përgjëruar, të abuzuar, të dështuar, të papritur, iluzive, të zbuluar dhe të humbur. Dashurinë që të bën të jetosh e të vdesësh. Dashurinë e mohuar të fëmijërisë, çmendurinë e së ëmës, jetimoren dhe dhunën seksuale.