Bonaparti mysliman Shiko më të madhe

Bonaparti mysliman

Venera Domi BDI0280

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Në këtë biografi kritike, mbështetur në literaturë të pasur, autori dëshmon se si britanikët e francezët, gjatë kontakteve diplomatike me Ali Pashën, u gjendën përballë një figure që nuk përputhej me përshkrimin e bërë në literaturën orientaliste.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789992759224

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ali Pasha i Janinës (? 1750-1822), guvernator i veriut të Greqisë kontinentale, emëruar nga osmanët, është personazh i spikatur i historisë osmane, greke e asaj europiane. Në këtë biografi kritike, mbështetur në literaturë të pasur, Flemingu dëshmon se si britanikët e francezët, gjatë kontakteve diplomatike me Ali Pashën, u gjendën përballë një figure që nuk përputhej me përshkrimin e bërë në literaturën orientaliste. I mbiquajtur prej Bajronit Bonaparti mysliman, Ali Pasha gëzonte pushtetin e të fortit në Adriatikun Lindor. Gjatë përpjekjeve për tu shkëputur nga shteti osman, ai shfrytëzoi me mençuri marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë dhe Venedikut. Pikërisht kur Ali Pasha po arrinte kulmin e pushtetit, europianët e përvijonin atë me tipare gjithmonë e më orientaliste: të paarsyeshëm, despotik, mizor dhe të pabesë. Flemingu përqendrohet në konfrontimin midis dy mënyrave të këndvështrimit të Aliut: diplomatik e kulturor. Duke e vendosur historinë e Greqisë moderne në kontekstin e historisë europiane e të rënies së Perandorisë Osmane, autorja tregon se vizionet europiane të kohës për Greqinë, sidomos ato që kishin lindur nga filohelenizmi romantik, kontribuuan në krijimin e një forme unike të orientalizmit në Ballkanin Jugor. Greqia, territor që Europa Perëndimore nuk e kolonizoi kurrë, iu nënshtrua gjithsesi një forme alternative të kontrollit kolonial: historia dhe kultura e vendit, më shumë se vetë toka, ishin pushtuar, aneksuar dhe kolonizuar.

Të dhëna

Faqe296
ISBN9789992759224
Viti i Botimit2003
VendodhjaTirane
GjuhaAnglisht
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë