I ri Cmim i reduktuar! Trimëritë e Mërkur Buas Shiko më të madhe

Trimerite e Merkur Buas

Zani Koroni EKO0008

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Është një nga librat e rrallë që është shkruar për Arbërinë e fillimshekullit të XVI dhe për një personazh pak të njohur nga historiografia e sotme, si ai i Mërkur Buas, i njohur si princi i Peloponezit dhe kalorës i Epirit. Kjo vepër është përkthyer nga greqishtja e vjetër nga studiuesi Altin Kocaqi dhe ishte vepra e fundit që përfundoi para vdekjes së tij

Më shumë detaje

16 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

EMAL

532 Lekë

-24%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Trimëritë e Mërkur Buas” e shkruar nga Zani Koronit, në vitin 1519, ishte vepra e fundit qe ka përkthyer Altin Kocaqi si një artefakt që ka sjellë shumë fakte interesante për historinë e shqiptarëve.

Autori, Zani i Koronit e quan Mërkur Bue Shpatën, me origjine nga banorët e Maqedonisë, Artës, Angjelokastrës, Janinës e Shqipërisë. Mbi varrin e tij shkruhet “Princi Peloponezit dhe i kalorësve Epirot”.

Autori i quan shqiptarët me emrin maqedonë, pra që tregon se maqedonët e Aleksandërit te Madh, ishin shqiptarët dhe ata e ruanin këtë emërtim, deri në ketë kohë. Më poshtë është shkëputur një fragment nga libri ku thuhet;

Atëherë sinjor Mërkuri, burrë madhështor,

Me armët e pathyeshme të Hefestit veshur.

Treqind burra të përzgjedhur Shqiptarë,

Me vete i mori nga Maqedonët;

Po ne një fragment tjetër thuhet;

Të gjithë të përzgjedhur, burra Maqedonie,

Të vlerë në luftë, them për shqiptarët,

Teknika e luftës se Merkurit, quhet ndryshe “rrethimi shqiptarë”, goditja e ushtrisë ne mes, që çon në shpartallimin dhe në asgjësimin e saj. Kjo ka qenë teknika e Akilit, Aleksandërit, perandorëve Ilir të Romës e Bizantit si dhe e Skënderbeut dhe quhet si “teknikë shqiptare” edhe nga autori në vepër.

Merkuri luftonte me 300 kalorës shqiptarë, si spartanët që quheshin stratiotë dhe ishin shqiptarë të Peloponezit( nuk ka etni greke asgjëkund në vepër), Epirit dhe Maqedonisë dhe këta quheshin me emertimin etnik shqiptar. Porosia e Mërkurit për ushtarët kur i niste në luftë ishte;

As mos vdisni, por as mos u ktheni.

Mërkur Bua, luftoi si mercenar përkrah Venecias, mbretërisë Franceze, Perandorisë së Shenjte, Dukës së Milanos etj. Ai ka mundur disa here mbretërinë Franceze, duke plagosur dhe vet mbretin, i dha fitoren Dukës se Milanos, perandorit Maksimilian dhe shumë herë Venecias, në luftën qe njihet ndryshe Lufta për Italinë.

Me ardhjen e osmanëve, fisnikëria shqiptare qe ishte krijuar që nga koha e luftës se Trojës apo edhe me parë, ose emigroi drejtë Perëndimit, ose drejtë Lindjes, duke u shërbyer shteteve te tjera dhe ne nuk e njohim mirë ketë pjesë të historisë sonë.

Libri është redaktuar nga Elena Kocaqi, studiuese e njohur në fushën e historisë së gjuhës shqipe dhe historisë së shqiptarëve.

Të dhëna

Faqe179
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAltin Kocaqi
HistoriShqipëria