Jan Terlouw BDI0382
Libër i ri
Eva është shumë e shqetësuar, sepse prindërit e saj grinden vazhdimisht. Shoqes së saj, Xhekit, i lind një mendim... i shkëlqyer...: tu japin një mësim të mirë prindërve. Eva duhet të zhduket për disa orë. Në shtëpinë e tyre, Xheki dhe Tomasi, vëllai i saj, kanë një qoshkë të fshehtë në papafingo. Plani duket sikur nuk çalon gjëkundi, por një e papritur e hedh në erë...
500 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789992759518 | |
Jan Terlouw lindi në Kamperveen, Overijssel. Ishte fëmija i madh i familjes, kishte dy vëllezër dhe dy motra më të vogla. Fëmijërinë e kaloi në Veluwe. Pasi përfundoi shkollën e mesme, Terlouw nisi studimet e larta në Utrecht University. Kreu masterin në matematikë dhe fizikë dhe doktoraturën në fizikën bërthamore. Pasi u diplomua, punoi si studiues fizike në Holandë, ShBA dhe Suedi. Pas një pune trembëdhjetëvjeçare, u bë politikan dhe iu bashkua Dhomës së Përfaqësuesve Holandezë, si anëtar i Partisë Demokracia 66, më 1967. Nga viti 1973-82 u bë kryetar partie. Nga 1981 deri më 1982 qe Ministër i Ekonomisë, ndërsa nga 1991 deri më 1996 komisar i Mbretëreshës së Gelderlandës. Më 1999 u bë pjesë e Senatit Holandez. Jan Terlouw shkroi 24 libra për fëmijë, ndër më të njohurit përmendim: Winter in Wartime (1972), How to Become King (1971), të cilët janë vlerësuar me çmimin Gouden Griffel. Në shqip nga ky autor është botuar libri Letra e koduar, përkthyer me mjeshtëri nga Dojna Nasi.
| Faqe | 112 |
| ISBN | 9789992759518 |
| Viti i Botimit | 2000 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Dojna Nasi |
Kthehet për lexuesin tonë autori i romanit Letra e koduar!Një roman me ritëm të shpejtë dhe emocionues, që është botuar e ribotuar në Holandë e jashtë saj për gati pesëdhjetë vjet, qysh nga botimi i parë.
Ky eshte nje liber per femije 9-vjecare; flet per nje djale i cili deshiron qe te behet mbret ne vendin e tij, Katoren. I duhet te kaloje disa prova te veshtira. Do t’i kaloje dot? Dhe a mund te behen “mbret” te gjithe?