Kërko më tej
Subcategories
Historia e arushit Tom vazhdon… Ai është rritur dhe po ashtu Andi, djali i vogël që e ndihmoi dikur. Do të kalojnë së bashku aventura të reja, nëpër të cilat miqësia do të bëhet më e fortë. Bashkë me ta do të jetë Egreta dhe shumë personazhe të tjera nga Lëndina dhe Qyteza.
Nuk zgjidhni ju te hyni ne KGB. Eshte KGB qe ju zgjedh ju. Kjo eshte historia e rralle e librit Zbuluesi, i cili hidhet ne qarkullim nga Botart qe nga data 4 nentor 2023: Nga rekrutimi te trajnimi, historia e vërtetë dhe e jashtëzakonshme e spiunit të vetëm të KBG-së që hyri në ENA për të depërtuar në administratën franceze. Nëse duam vërtet të kuptojmë...
Botimi i shumëpritur, në shqip nga Botart rreth Antonio Gramshit, mendimtari me i madh italian i shekullit te XX. Historia prekëse e një personaliteti të trazuar dhe të thellë, të pajisur me një gjenialitet aq depërtues, saqë ishte jashtë kohës së vet, ndoshta edhe jashtë sonës.
Në këtë botim, hap pas hapi, shpaloset jeta e Fajnmanit, një gjeni i papërmbajtshëm, i paimitueshëm, i pazëvendësueshëm, cili u rrit në kohën e Depresionit të Madh dhe mes stuhisë së Luftës së Dytë Botërore, ku mundësia për të pasur një vend në universitet ishte shumë e kufizuar nëse kishe prejardhje hebreje.
Ahmet Prençi sjell për lexuesit një histori bashkëkohore me një mozaik historish të vërteta. Romani “Anja” është vlerësuar me çmimin “At Gjergj Fishta”. Libri është botuar në Turqi nga Shtëpia Botuese “Artprint”
Pas suksesit te jashtezakonshem qe ka pasur kudo ne bote, - por edhe ne Shqiperi me librin e pare Dashuria, vjen edhe romani i dyte Lojera, nga seria trilluese Twisted Love, - perkthyer nga Ajsela Koka dhe hedhur ne qarkullim nga Botimet Dritan. Porosite qe tani! Me date 7 nentor dhe ne vazhdim libri vjen ne duart tuaja, te dashur lexues!
I ngjizur pas një gjysmë shekulli udhëtimesh dhe përsiatjesh, "Vendet e mia" rrëfen historinë e Europës qysh nga dalja e saj prej ferrit të luftës në vitin 1945: sesi dalëngadalë e mori veten dhe u rindërtua, u çlirua dhe u bashkua për t'iu qasur idealit të një "Europe të tërë e të lirë". Për t'u lëkundur sërish, më pas.
Ky libër tregon historinë e mendimit të bardhë, origjinën dhe funksionimin e tij, mënyrën se si ai përçan, si është përhapur nëpër botë aq sa sot është bërë universal, ka depërtuar deri në ajrin që thithim.
Guillaume Musso na merr për dore për të na udhëhequr nëpër këtë histori mbi zbulimin e ndjenjave dhe të njerëzve të rëndësishëm, pa të cilët nuk mund të jetojmë.
LINA KA SEKRETET E SAJ DHE SIKUR NASHI TË ZBULOJË ARSYEN E VËRTETË PSE AJO GJENDET NË QYTET, NUK DO TA FALË KURRË.Përveç kësaj, Lina nuk krijon lidhje. Kurrë. Një aventurë e nxehtë afatshkurtër me një polic të këtushëm? As që bëhet fjalë. Sapo te gjejë atë që po kërkon, nuk ka ndërmend të qëndrojë më gjatë aty. Por Nokemauti ka mënyrën e tij për t'i bërë...
Në Ditarin e Gregut Bëje Vetë Librin ju jeni autori, ilustruesi dhe personazhi kryesor. Edhe pse mbushur plot me faqe ndërvepruese, sërish mbeten faqe bosh për të shkruar historinë e jetës sate. Ky libër është gjithçka që ju nevojitet për të krijuar kryeveprën tuaj. Po pavarësisht se ç'bëni, sigurohuni që ta fshihni në një vend të sigurt pasi të mbaroni....
Është një histori bëmash dhe aventurash të mrekullueshme, që ka magjepsur breza të tërë fëmijësh. Plot ngjyra dhe imagjinatë, ky libër i ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për të zënë një vend në zemrën e lexuesve të vegjël, dhe për të qëndruar aty edhe kur ata të rriten.
Kokëboshi në hënë është një nga tre librat e trilogjisë Qyteti i luleve të Nikollaj Nosovit. Libri i parë Kokëboshi dhe shokët e tij është përkthyer tashmë nga Botimet Toena.
Jetart sjell në shqip librin bestseller “Koordinatat e lumturisë” nga shkrimtari italian Gianluca Gotto. “Libri që ke në duar është një rrëfim absurd, emocionues i një rrugëtimi jetësor absolutisht të mundshëm.
Një roman tejet i fuqishëm për forcën therëse të jetës, që magjeps dhe mallëngjen lexuesin. Fitues i çmimit “Strega” në Itali.
Romani “Shije ëndrrash në sirtar”, i shkrimtarit të njohur Artur Spanjolli, sjell përmes kujtimeve botën e një grupi adoleshentësh liceistë durrsakë. Në të skaliten dhe përshkruhen me realizëm detaje jetësore nga ajo periudhë rinore kur: puna, ngulmi, serioziteti, dashuria, egoizmi dhe ambiciet ishin të pranishme në përditshmërinë e artistëve të ardhshëm:
Një histori dashurie e pastër dhe guxim të madh, spontane, larg zhurmës, për të na kujtuar se çdo ngjarje, edhe ajo më e trishta dhe përfundimtarja, mbart në vetvete përgjigje dhe një shtysë të re për të rifilluar. Na mbetet neve, gjithmonë, të transformojmë dhimbjen në një mundësi reflektimi dhe dëshire për të vazhduar së ëndërruari.
“Shtatori”, me ngjarjet që zhvillohen në Skoci, fillon në maj, pasi po përgatiten ftesat për një ballo që do të mbahet në fund të verës. Shtatori është një muaj i jashtëzakonshëm në Skoci, kur vera e shkurtër, e lavdishme po mbaron dhe tashmë dimri ngjyrë gri do t’i zërë vendin.
Mbi 25 vjet pas suksesit mbarëbotëror të romanit “Manuali i luftëtarit të dritës”, Paulo Coelho i shoqëron lexuesit në një rrugëtim të ri përmes fuqisë së fjalëve dhe të mendimeve. Një ftesë që secili të zbulojë jetën nga këndvështrime të reja, të kërkojë vetveten, të imagjinojë dhe të realizojë fatin e vet të ndritshëm.
Kjo është një histori gazmore, plot befasi gjuhësore. Gjuhën e bëjnë fjalët me kuptim të figurshëm, siç janë shprehjet frazeologjike: një grup fjalësh që nuk përdoret në kuptimin e parë. Në poemthin “Mufka dhe Pufka” fëmijët mësojnë si t’i dallojnë ato, t’i lidhin me kuptimin, kur dhe pse i përdorim. Në fund libri përmban lojëra gjuhësore.