Konfuci (Confucius) MIN0127
Libër i ri
Analektet janë një përmbledhje e thënieve të Konfucit e hartuar nga nxënësit e tij pak pas vdekjes së tij më 497 p.e.s. Së bashku ato shprehin një filozofi, ose një kod moral, që sipas Konfucit, një prej mendimtarëve më humanistë të të gjitha kohërave, duhet të jetë fanari ndriçues për jetën e çdo njeriu.
11060 Artikuj
Shtëpia Botuese | Minerva | |
| ISBN | 9789928265722 | |
Duke ngritur lart idealet e urtësisë, të njohjes së vetes, kurajës dhe dashurisë për njerëzimin, Konfuci argumentonte se ndjekja e virtytësisë duhet të jetë objektivi suprem i çdo individi.
Dhe ndonëse ndjekja e Udhës, ose së vërtetës, mund të mos sjellë përfitime të menjëhershme ose të mira materiale, Konfuci tregoi se, pavarësisht kësaj, ajo mund të sillte shpërblimet e saj të fuqishme dhe të përjetshme.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 161 |
| ISBN | 9789928265722 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Asnjë doktrinë tjetër nuk e ka ngulitur më fort mendimin kinez dhe historinë kineze sesa konfucianizmi. Si të tilla shërbejnë bisedat e Konfucit, i cili ka lindur rreth 2500 vjet më parë. Këtu ai na mëson që njeriu, me anë të sjelljes së duhur, mund të arrijë harmoninë me rendin e përjetshëm botëror.