I ri Fuck him Ne djalle shkofte ! Shiko më të madhe

Fuck him Ne djalle shkofte !

Brian Nox BOT0709

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një udhëzues për gratë me vetëbesim, të mençura, të guximshme dhe të pavarura që duan të rimarrin kontrollin e jetës dashurore. Pavarësisht si ndihesh, duhet ta lexosh këtë libër, si një kujtesë për të qenë varianti më i mirë i vetvetes dhe i asaj që meriton. Ky libër të jep fuqi.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928005892

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Shumë gra përballen me probleme në jetën e dashurisë dhe 99.9 për qind e tyre mund të ishin shmangur, nëse do iu kishin thënë pak më shpesh: "Epo, FUCK HIM (Epo, kështu e kanë këto punë, në djall shkoftë")! Shumë gra janë tepër të mira dhe të bindura me burrat e tyre, veçanërisht kur këta meshkuj nuk e meritojnë një trajtim të tillë.

E megjithatë, çdo grua që kam takuar përpiqet të mos jetë nevojtare dhe mos t'i tregojë hapur ndjenjat dhe emocionet. Ajo thjesht do të mbrojë ndjenjat e saj. Megjithatë, shumica e grave që kam trajnuar kanë pasur meshkuj që janë dukur tepër të interesuar, por janë zhdukur papritur nga jeta e tyre. Këto gra kanë mbetur të painformuara dhe në errësirë. Pasi djali zhduket, shpesh zbulojnë se është më lehtë të marrin në telefon presidentin e Shteteve të Bashkuara, sesa njeriun që në dukje i pëlqente shumë... por jo aq shumë sa të qëndronte pranë tyre.

Një gjë e tillë duhet të ndalet.

Unë si trajnues i takimeve të dashurisë dhe autor librash për gratë që duan të lidhen me burra nuk mund ta pranoj më një gjë të tillë. Ky nuk është faji juaj. Është faji i tij! Ai duhet të mësojë të jetë shumë më tepër transparent dhe i drejtpërdrejtë. Thënë kjo, të dy e dimë se shumica e burrave nuk do të ndryshojnë. Ne mund ta çojmë kalin deri te burimi, por nuk mund ta detyrojmë të pijë ujë. Apo mundemi ta bëjmë një gjë të tillë? Po sikur të kishte një mënyrë për të ndryshuar sjelljen e djalit? Po sikur të arrish të futesh në kokën e tij dhe t'i marrësh timonin e shoferit? Po sikur të arrinit që të bënte më shumë gjërat që vlerësoni dhe më pak sjellje te këqija që nuk i pëlqeni? Në fillim, kjo mund të duket e pamundur. Megjithatë jam i sigurt që keni takuar tashmë gra që janë të mira në manipulimin e burrave të tyre.

REVIEWS

Libër i shkëlqyer. LEXOJE.

Do të të bëjë të reflektosh mbi çdo marrëdhënie që ke hasur. Nëse je person i hapur, që nuk ua vë fajin të tjerëve për gjithçka dhe mund të marrësh përgjegjësi për rolin që ke pasur vetë në atë faj, do ta shohësh si perlë këtë libër.

* * *

Nga t'ia nis? Së pari, nuk jam tip që më pëlqejnë librat rreth marrëdhënieve. I fundit që kam lexuar ishte mbi 20 vjet të shkuara. Megjithatë, tani jam sërish beqare, pas dhënies fund të një martese 18-vjeçare. Po kthehem në skenën e takimeve, që tani përfshin njohjet në internet, dhe jam gati të kridhem aty nga ura më e afërt. Burrat dhe njohjet sot janë shumë ndryshe nga dikur, dhe jo në kuptimin e mirë.

* * *

Ky është një libër i mrekullueshëm që të hap sytë, dhe jo vetëm për gratë. Përshkruan tiparet e njerëzve të këndshëm (burra dhe gra), si përfitojnë prej tyre, si mund të ndryshojnë lojën, të bëhen më të dëshirueshëm dhe të kenë nën kontroll jetën e tyre. Ky libër nuk ka përmbajtje manipuluese, nuk të jep informacion se ç'rrugë duhet të ndjekësh gjatë gjithë kohës, sepse autori shpjegon që marrëdhëniet nuk janë të njëanshme. Ky libër të ndihmon si t'i kontrollosh më mirë emocionet dhe ndjenjat e tua.

* * *

Kur jemi të dashuruar, çdo lloj racionaliteti na ikën nga mendja. E mbani mend thënien që dashuria është e verbër? Po, kështu ndodh vërtet! Ne biem kokë e këmbë në dashuri dhe shpërfillim gjithçka tjetër për hir të kësaj ndjenje të harlisur që përjetojmë. Ky libër na nxit të jemi në harmoni me emocionet tona, të presim dhe t'i shohim njerëzit ashtu siç janë në të vërtetë, jo ashtu siç i perceptojmë.

* * *

Ky libër nxit dhe forcon besimin te vetja, pranimin e vetvetes, të mëson të jesh i lumtur dhe i kënaqur me atë që je, të këshillon të mos flijosh veten për hir të dashurisë. Shumë gra bien pre të dëshirës për të pasur dashuri, vëmendje dhe lidhje me dikë. Cilido burrë që ua ofron këto, merr në duar frerët në këtë marrëdhënie. Ky libër ofron këshilla se si mund ta shmangin gratë këtë kurth, duke i lejuar të zgjedhin një mashkull që jo vetëm thotë gjërat e duhura, por i bën ato, një mashkull që e dëshmon dashurinë dhe interesin e tij, që vazhdon ta shprehë atë edhe pas vendosjes së marrëdhënies.

* * *

Më pëlqeu shumë ky libër sepse i ndihmon gratë të kuptojnë se si mendojnë burrat, u jep grave "fuqinë" të tërheqin nga vetja atë që duan vërtet, duke shmangur lojtarët, djemtë e këqij, djemtë që duan vetëm një gjë dhe çdo tip tjetër për të cilin nuk ia vlen të humbësh kohën.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe216
ISBN9789928005892
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë