Ha, lutu, dashuro Shiko më të madhe

Ha, lutu, dashuro

Elizabeth Gilbert BD0019

Produkt i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër shënon një revolucion për femrën. Një kryengritje dhe një kërkim i rrallë i Elizabeth Gilbert sesi njeriu duhet të ngrihet sërish pas çdo dështimi dhe të kërkojë suksesin, e sigurisht edhe vetveten

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
Fletët400
ISBN9789994301157

900 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Tek të tridhjetat, Elizabeth Gilbert ka gjithçka që do të dëshironte një grua moderne amerikane – bashkëshortin, një shtëpi në fshat, karrierë të suksesshme – por në vend që të ndihet e lumtur dhe e realizuar, atë e kap paniku dhe pështjellimi. Ky libër, i shkruar me mençuri dhe që të rrëmben, shpalos historinë e saj: si i la pas të gjitha sukseset dhe çfarë gjeti në vend të tyre. Pas divorcit dhe një depresioni dërmues, Gilbert-i vendos të hulumtojë tri aspekte të natyrës së saj dhe të përballet me tri kultura të ndryshme: me kënaqësinë në Itali, me përkushtimin në Indi dhe me baraspeshën mes kënaqësive të jetës e hirit hyjnor në Bali, në ishullin e Indonezisë.

Rrëfimi ironik dhe i çlirët për udhëtimin e saj të jashtëzakonshëm, e shtyn edhe lexuesin më mosbesues që të ëndërrojë të shkojë e ta takojë Perëndinë në guvat e thella të meditimit në Indi apo, ndoshta, në ndonjë copë pice transcendente.

Pjesë nga libri “Ha, Lutu, Dashuro”

Letrat e mia po behen gjithnje e me te matura dhe me te vecanta. Kam kuptuar se nuk ia vlen edhe aq t’i dergosh universit lutje te pergjithshme e te kota. Çdo mengjes , perpara meditimit, ulem ne gjunje ne tempull dhe flas per disa minuta me Zotin. Ne fillim, kur erdha ketu ne ashram me dukej vetja si e budallepsur nga keto bisedimet hyjnore. E lodhur, e çoroditur dhe e merzitur, lutjet tingellonin gjithnje njesoj. Me kujtohet nje mengjes, kur u ula ne gjunje, preka me balle dyshemene dhe i murmurita krijuesit : “ Oh , nuk e di se çfare kerkoj, por duhet te sajoj ndonje ide me ndihmon pak, si thua?”

Sikur po i flisja parukieres sime.

Keq me vjen t’ia pohoj vetes , po ky ishte nje budallallek me brire. E perfytyroja Perendine tek e degjonte kete lutje me njeren vetull te ngritur dhe me kthente mesazhin : “Kerkome kur te mendosh seriozisht”

Sigurisht, Zoti e di fare mire se ç’kerkoj. Çeshtja qendron se a e di une vete? T’i biem Zotit te kembet, te deshperuar e te pashprese, nuk ka asgje te keqe, mire na ben- kushedi sa here kam vepruar keshtu- por do te qe nje pervoje me e frytshme, nese do ta mendonim dicka me vepruese. Tregojne nje shaka te mrekullueshme italiane per nje njeri te varfer, i cili shkon çdo dite ne kishe dhe lutet para statujes se nje shenjti te shquar, duke iu pergjeruar: “ I dashur shenjt, te lutem , te lutem, te lutem ,te lutem… me ndihmo te fitoj lotarine.” Lutet keshtu per muaj me rradhe. Me ne fund , statuja , se ciles i vjen ne maje te hundes, ngjallet, e veshtron varfanjakun dhe i thote me zemerim : “ Biri im, te lutem, te lutem, te lutem bli nje bilete llotarie.”

Lutja eshte marredhenie; gjysmen e punes duhet ta kryej vete. Nese po kerkoj nje shnderrim, por pa e ditur saktesisht se ku e kam qellimin, si do te me realizohet ideja ime? Gjysme e perfitimit te lutjes qendron tek vetekerkimi, te paraqitja e nje synimi te qarte dhe te miremenduar. Nese nuk e bejme kete, lutjet dhe deshirat tona jane pa forme, te kota, te ngrira; ato na ngaterrohen neper kembe si re e ftohte dhe nuk ngjiten dot kurre me lart. Prandaj, une tani mendohem per vecanesine, per ate qe ne te vertete duhet te lutem. Ulem ne gjunje ne tempull, me fytyren permbi mermerin e akullt, aq kohe sa me duhet te formuloj nje lutje te vertete. Nese nuk jam e sinqerte e detyroj veten te rri mbi dysheme derisa te ndihem e tille. Ajo qe tingellonte mire dje, sot mund te mos tingelloje ashtu. Lutjet mund te behen bajate dhe te zvarriten kot me kot nese nuk kemi vemendjen e duhur. Duke u perpjekur te jem syhapur, marr pergjegjesine te jem roje e mirembajtjes se shpirtit tim.

Edhe fati , e ndjej eshte po ashtu nje marredhenie – nje loje mes hirit hyjnor dhe veteperpjekjes se vullnetshme. Nuk do ta kemi kurre nen kontroll gjysmen e tij , por gjysme tjeter eshte plotesisht ne duart tona dhe vete veprimet tona do te sjellin pasoja te matshme.

Ka shume pjese te fatit qe nuk i kontrolloj dot, por te tjerat jane nen pergjegjesine time. Ka bileta lotarie qe dua t'i blej , se me rrisin ndjesine time te kenaqesise. Mund ta vendos si ta shpenzoj kohen, me ke te lidhem, me cilin ta bashkoj trupin tim dhe jeten time, parate dhe energjine time. Mund te zgjedh çfare te ha, te lexoj dhe te studio. Mund te zgjedh si t’i perballoj situatat e pafat te jetes sime, a do ti shoh ato si fatkeqesi apo si mundesi. Mund te zgjedh fjalet e mia dhe tonin e zerit me te cilin tu flas te tjereve. Dhe mbi te gjitha, mund te zgjedh mendimet e mia……

Perktheu: Diana Çuli

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët400
ISBN9789994301157
Sh. Bot.DUDAJ
V. Bot2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDiana Çuli