Ti je ajo çfarë vesh Shiko më të madhe

Ti je ajo cfare vesh

Jennifer Baumgartner MIN0009

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

E keni pyetur ndonjëherë veten pasi keni parë dikë të veshur si mos më keq, Çfarë mund të mendojë ajo vallë? Përse vallë një vajzë që ka humbur shumë kile vazhdon të vishet përsëri me tuta që i rrinë tepër të mëdha? Përse një mama pesëdhjetëvjeçare duket sikur ka bastisur dollapin e vajzës së saj adoleshente për të gjetur një palë streçe dhe një minifund? Nëse mendoni se këta janë thjesht shembuj të njerëzve që nuk kanë haber nga moda apo janë apatikë ndaj stilit, jeni duke e nënvlerësuar kuptimin që kanë rrobat që zgjidhni të vishni. Veshja është pasqyrim i asaj që mendojmë dhe ndjejmë. Shpesh rrëmujat e gardërobave nuk janë gjë tjetër veçse pasqyrim i konflikteve tona të brendshme, që bulëzojnë në sipërfaqe.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
ISBN978 9928 164 82 7

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

E keni pyetur ndonjëherë veten përse një vajzë vazhdon të veshë bluzën e saj të gjerë edhe pasi ka humbur peshë apo përse një mama 50 vjeçare vishet sikur sapo ka bastisur dhomën e vajzës së saj adoleshente?

Në këtë guidë fantastike, psikologia Jennifer Baumgartner zbulon arsyet e dilemës së pothuajse të çdo gruaje. "Ti je ajo çfarë vesh" ju mëson si të dalloni modelet e garderobës që të krijoni pamjen që dëshironi për veten tuaj. Strategjia e Dr. Baumgartner do t'ju ndihmojë të:

• Shmangni tejmbushjen e dollapit tuaj.
• Të çliroheni nga zakonet tuaja të modës.
• Të visheni mirë për trupin që keni.
• Të dukeni aktuale në çdo moshë.
• Të krijoni një gardërobë të ekuilibruar dhe të bukur që mezi prisni ta vishni.

Mbushur me histori depërtuese dhe kurioze, "Ti je ajo çfarë vesh" tregon se dollapët tanë përmbajnë më shumë sesa thjesht rroba. Në këtë hapësirë të vogël, modeste, ju mund të zbuloni të kaluarën tuaj, të ndryshoni jetën tuaj tani dhe të zbuloni se kush doni të bëheni.

Pjesë nga libri: 

Veshja është vazhdimi i asaj çka jemi. Ashtu si puna e breshkës me zhguallin e saj, edhe ne, me ato që hedhim mbi shpinë, i tregojmë botës se kush jemi, si është jeta jonë, si dhe fazat në të cilat ndodhemi. Kur shkojmë për të blerë dhe veshim rroba që na paraqesin në formën tonë më të mirë, duhet që me vetëdije ose jo të marrim parasysh moshën, masën, kulturën tonë, si dhe stilin e jetës që bëjmë. Këto aspekte të vetes, duhet që ose t'i marrim parasysh ose t'i luftojmë.

Për shembull, nëse vazhdoni të blini rroba të së njëjtës masë pasi keni humbur apo shtuar peshë, do të ishte në kundërshtim me masën trupore që keni aktualisht. Të blini rroba në dyqane që janë për të rinj pasi keni mbushur dyzet vjeç apo një fustan deri në fund të këmbëve në dyqanin Chico kur jeni gjashtëmbëdhjetë vjeçe, do të binte ndesh me realitetin e moshës që keni.

Të vishni në zyrë rroba me kapuç ose rroba të zbukuruara me xixa kur punoni në një fabrikë prodhimi, do të ishte në kundërshtim me realitetin e jetës që bëni. Rrobat që blini mund të shërbejnë si mekanizma mbrojtës që përforcohen me kalimin e kohës, por ndërkohë mund të mos jeni duke i kushtuar ndonjë vëmendje të madhe faktit nëse rrobat që zgjidhni të blini ju përshtaten apo jo.

Të dhëna

Faqe336
ISBN978 9928 164 82 7
Titulli origjinalMinerva
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14 x 21
PërkthyesiEngjëllushe Shqarri