I ri Cmim i reduktuar! Seria Klubi i vrasesve te grave Shiko më të madhe

Seria Klubi i vrasesve te grave

James Patterson & Maxine Paetro A-005651

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo seri e James Pattersonit dhe bashkepunetoreve te tij mbetet nder me te vleresuarat dhe lexuarat ne SHBA dhe ne mbare boten ne zhanrin e romaneve policesk. Tashme, vijne ne shqip, ne nje pako ne oferte, 4 romanet e serise se Klubit te vrasesve te grave.

Më shumë detaje

599 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG

3 600 Lekë

-10%

4 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me 4 libra ka ne perberje te tij:

“13-a e pafat” nga James Patterson & Maxine Paetro

Ky roman është pjesë e serisë “Klubi i vrasësve të grave” i autorit që ka shënuar numrin më të madh të shitjes së librave në mbarë botën. Në këtë roman serial-killer vjen historia e një dedektiveje e cila vihet në kërkim të ish-koleges që dyshohej për disa vrasje.

Teksa dy trupa të vdekur gjenden brenda në një makinë të djegur në urën “Golden Gate”, dedektivja Lindsay Boxer dyshon se është nuk ka asgjë tjetër veçse një aksident rrugor. Skena është më e tmerrshme se sa ajo që kishte parë më parë. Përfundimisht, nuk ishte një aksident automobilistik që i vrau këta njerëz.

Teksa Lindsay nis të mbledhë të dhënat për këtë rast ajo merr një telefonatë e cila nuk ishte e papritur. Ajo ishte Mackie Morales, ish kolegia e saj e cili thuhej se ishte shndërruar në një vrasëse gjakftohtë.

Macker ishte shpallur në kërkim për tri vrasje pasi ishte arratisur nga mjediset e paraburgimit. Por tani ajo është gati për tu ktyer në San Francisko dhe të bëjë një vizitë te disa miq të afërt.

“I 14-ti mekat i mallkuar” nga James Patterson & Maxine Paetro

Edhe ky roman është pjesë e serisë “Klubi i vrasësve të grave” i Patterson, i cili është autori që ka shënuar më shumë shitje librash në mbarë botën. Edhe kësaj radhe vazhdon historia e dedektives Lindsay Boxer me kolegët e saj për të zbuluar të vërtetën e një bande të maskuar si policë që vrisnin njerëz të pafajshëm në rrugët e San Francsicos

“E 15-ta ceshtje” nga James Patterson & Maxine Paetro

Seria e Klubit të Vrasësve të Grave vazhdon me historitë e dedektives Lindsay Boxer. Por, kësaj radhe veç aventurave të saja për zbulimin e krimit, ngjarjet vijnë edhe me jetën e saj private. Në një hotel ndodhin katër vrasje të shkëputura në dukje nga njëra tjetra. Lindsay-t do ti duhet të zbulojë autorët por kjo gjë i kushton shumë dedektives tonë.

Dedektivja Lindsay Boxer ka gjithçka që mund të dëshirojë. Martesa dhe vajza e saj i kanë dhënë një jetë të përsosur ndërsa zbulimi i krimeve në Departamentin e Policisë në San Francisko është duke shkuar mirë. Por, gjithçka mund të ndryshojë në një çast.

Lindsay është thirrur në një vendkrimi në Hotel Four Seasons. Ka një njeri të vdekur në një nga dhomat, i qëlluar në një distancë të afërt. Autori i krimit është paraqitur në hotel me një emër të rremë dhe detyra kryesore e dedektives është që të zbulojnë se kush është autori i vrasjes.

Edhe në dhomën tjetër të hotelit befas janë gjetur të vdekur edhe dy viktima të tjera: burrë e grua. Ata janë të rrethuar nga pajisje vëzhgimi të teknologjisë së lartë. A mund të kishin spiunuar njeriun e vdekur tani në dhomën pranë tyre?

Dhe në një tavolinë pranë sallës së shërbimeve është trupi i vdekur i një vajze. Vrasjet janë të lidhura me njëra – tjetrën dhe janë ekzekutuar nga vrasës profesionistë. Por cili është motivi që fshihet pas gjithë kësaj? Lindsay do të duhet të rrezikojë gjithçka që ajo ka për të zbuluar këto krime.

“16-ta joshja” nga James Patterson, Maxine Paetro

Klubi i vrasësve të grave vjen me një vëllim të ri për lexuesin shqiptar: Çfarë ndodh me protagonisten tonë në polici dhe rrjedha misterioze e ngjarjeve.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2017-2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë