James Patterson & Maxine Paetro LG0113
Libër i ri
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Argeta LMG | |
| ISBN | 9789928192776 | |
Detektivja Lindsej Bokser heton rastin më tronditës të karrierës së saj. Lindsej Bokser mëson të dashuroj sërish. Ajo përpiqet të vërë rregull në jetën e saj, pasi jeta e saj perfekte - si një jetë katallogu, me të shoqin e saj Xho dhe me vogëlushen e tyre të bukur - përmbyset kur ajo zbulon se i shoqi i saj bënte një jetë të dyfishtë. Por përpara se ajo ta pranoj përsëri Xho-në në jetën e saj, qyteti i tyre i San Franciskos përballet me një kërcënim të paparë ndonjëherë në qytet dhe në vend. Kur rreziku i afrohet shumë qytetit, Lindsej dhe Xho i bashkohen kauzës së përbashkët së gjetjes së autorit të krimit, hidhen në aksion dhe arrijnë rezultate të shpejta. Ky rast fillimisht dhe në dukje i zgjidhur shpejt, pëson një kthesë 360 gradë kur i dyshuari i aktit terrorist kërcënon gjithçka që Lindsej ka luftuar fort për ta ngritur deri në atë pikë. As e vërteta nuk do të mund ta shpëtoj Lindsej-n teksa hetimi që ajo bën këqyret me kujdes dhe minohet nga një kriminel po aq briliant sa çdo avokat mbrojtës me pozitë të lartë dhe teksa motivet e saj vihen në pikëpyetje nga çdokush që ajo mendonte se e mbështeste. Në një betejë dëshpëruese për karrierën e saj – dhe për jetën e saj – Lindsej duhet të lidhë hallkat e një konspiracioni vdekjeprurës, përpara një armiku djallëzor i cili jo vetëm e sfidon në sallën e gjyqit por dhe i shpëton burgut, fajtor me gjak ndër duar. Një libër plot ankth dhe emocione të forta, karakteristikë e James Patterson-it shkrimtarit #1 bestseller në botë. Libri nr. 16, Joshja shtjellon rastin më të vështirë të Klubit të Vrasësve të Grave dhe përçon një emocion ndezës nga fillimi deri në fund.
| Faqe | 275 |
| ISBN | 9789928192776 |
| Viti i Botimit | 2018 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Enkeleida Kalemi |
| Roman | Mister&Thriller |
Ky roman është pjesë e serisë “Klubi i vrasësve të grave” i autorit që ka shënuar numrin më të madh të shitjes së librave në mbarë botën. Në këtë roman serial-killer vjen historia e një dedektiveje e cila vihet në kërkim të ish-koleges që dyshohej për disa vrasje.
Edhe ky roman është pjesë e serisë “Klubi i vrasësve të grave” i Patterson, i cili është autori që ka shënuar më shumë shitje librash në mbarë botën. Edhe kësaj radhe vazhdon historia e dedektives Lindsay Boxer me kolegët e saj për të zbuluar të vërtetën e një bande të maskuar si policë që vrisnin njerëz të pafajshëm në rrugët e San Francsicos
Këto dy libra iu adresohen lexuesve të pasionuar pas romaneve me dedektivë. Autorës James Patterson & Maxine Paetro kanë çmendur lexuesit në të gjithë botën, duke shënuar rekorde në shitje; tashmë librat më të lexuar në botë vijnë edhe në shqip.
Seria e Klubit të Vrasësve të Grave vazhdon me historitë e dedektives Lindsay Boxer. Por, kësaj radhe veç aventurave të saja për zbulimin e krimit, ngjarjet vijnë edhe me jetën e saj private. Në një hotel ndodhin katër vrasje të shkëputura në dukje nga njëra tjetra. Lindsay-t do ti duhet të zbulojë autorët por kjo gjë i kushton shumë dedektives tonë.
Kjo seri e James Pattersonit dhe bashkepunetoreve te tij mbetet nder me te vleresuarat dhe lexuarat ne SHBA dhe ne mbare boten ne zhanrin e romaneve policesk. Tashme, vijne ne shqip, ne nje pako ne oferte, 4 romanet e serise se Klubit te vrasesve te grave.