Dashnorja e dashnorit tim Shiko më të madhe

Dashnorja e dashnorit tim

Maggie O’Farrell BD0486

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me tu takuar me Markusin në një përurim galerie në Londër, Lili tërhiqet menjëherë prej tij. Në më pak se një javë, ajo bie menjëherë në dashuri me arkitektin me forcë të madhe tërheqëse, por dredharak, pastaj vendoset në papafingon e tij kumbuese në East London.Lili është e papërgatitur për atë që e pret. Aty ajo ndien praninë më se të qartë të një gruaje tjetër, që dukej se kishte ikur me ngut, duke lënë pas vetëm një fustan festiv varur në dollap, një gjurmë të çuditshme në mur dhe një aromë mbytëse jasemini. Kureshtja e Lilit kthehet në fiksim, saqë shpirti i asaj gruaje të çuditshme e ndjek gjithnjë e më shumë.

Më shumë detaje

498 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994333216

750 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kush ishte ajo? Cilat ishin arsyet që e kishin bërë të zhdukej papritur? Por Markusi nuk pranon të flasë për ish të dashurën. Ajdeni, banori tjetër i asaj hyrjeje, duket se e kupton shqetësimin e Lilit, por as ai nuk do ti thotë ndonjë gjë. Dashnorja e dashnorit tim është një përrallë romantike dhe moderne seksi. Subjekti vjen e ngjishet dhe kthehet në një dramë psikologjike me temën e të gjitha kohëve: dashurisë së tradhtuar që në fillesë. Magjepsës... romani i OFarrell-it, shkruar me pasion dhe qartësi, përshkruan bukur se si një lidhje e vjetër mund të përndjekë një dashuri të re. Elle, Read of the Mouth OFarrell-i ka krijuar një rrëfim të jashtëzakonshëm dhe plot ankth, duke nxjerrë në pah dëmet që mund ti shkaktojnë të dashurit njëri-tjetrit. OFarrell-i e kupton natyrën njerëzore deri në thellësitë më të frikshme dhe gjurmon mjeshtërisht një gjysmë të vërtete për të të zënë në kurth e për të të magjepsur. Time Out (London) Diçka e shkruar bukur dhe që të mbërthen... Është trillimi bashkëkohor në nivelin më të mirë. Bookseller Në mënyrën më të përsosur të provokon dhembjen e ndarjes dhe çlirimin që të jep vijimi i jetës. She Një histori tërheqëse dhe pasionante dashurie të dyfishtë, që e çon trillimin romantik bashkëkohor në një truall të egër... OFarrell-i e rrëmben lexuesin duke shkruar me kaq thjeshtësi dhe ndershmëri, saqë pasioni mbetet i paerrësuar nga fjalët e panevojshme. Literary Review MAGGIE OFARRELL ka lindur në Irlandën e Veriut në vitin 1972 dhe është rritur në Uells dhe Skoci. Tani jeton në Londër. Pas studimeve letrare në Kembrixh, ajo iu përkushtua gazetarisë. Pas suksesit të romanit të saj të parë Kur ti ike, e la karrierën e saj si zëvendëskryeredaktore e faqeve letrare të Independent on Sunday për tiu kushtuar letërsisë.

Të dhëna

Faqe272
ISBN9789994333216
Viti i Botimit2005
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNasi Lera