Eeva Kilpi BDI0182
Libër i ri
Me këtë roman të nxehtë, të ardhur nga i ftohti, i pari roman erotik finlandez, Eeva Kilpi sulmon, jo pa humor, puritanizmin, hipokrizinë dhe paragjykimet që e bëjnë ekzistencën të trishtë dhe fajtore (të ndjehesh mëkatare), si dhe kërkon për gratë të drejtën e një jete afektive dhe me seksualitet.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9994346172 | |
Një roman shumë intrigues, plot ritëm, befasi, zhgënjime, por me shumë dashuri... Një libër, ku përshkruhet bukur lidhja e mistershme e një gruaje, Tamarës, me dashnorin e saj që është bërë impotent gjatë një aksidenti. Nëpërmjet rrëfimit të aventurave sentimentale të Tamarës (më pas shumë më tepër se kaq), lexuesi kupton në mënyrë dinamike që kjo histori nuk është përshkrimi i pastër dhe i thjeshtë i jetës së një gruaje të trallisur për dashuri fizike, por edhe shprehja e një vullneti të egër për emancipimin e psikës femërore. Qendra e vëmendjes së Eeva Kilpit janë problemet e sprovuara të një gruaje, që lufton për pavarësi në një botë të zotëruar prej burrave e parasë. Feminizmi i saj, nëse mund ta quajmë kështu, nuk është as teorik, as i programuar, por i ndjeshëm e pothuajse i orientuar. Gjatë punës së vet radhit shprehi të veçanta në një temë të përçmuar nga shumë autorë - jeta e zakontë, kënaqësitë e brengat e saj.
| Faqe | 252 |
| ISBN | 9994346172 |
| Redaktori | Tereza Basho |
| Viti i Botimit | 2007 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Anila Xhediku |
| Roman | Romancë&Pasion |