Sekreti i fytyres sime Shiko më të madhe

Sekreti i fytyres sime

Karen Ardiff BDI0169

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Sekreti i fytyrës sime është një libër i shkruar me mjeshtëri për të treguar një histori intriguese, me një fund vërtet brengosës. Është një rrëfim i fortë, që s'të shqitet nga dora, për dashurinë dhe tragjedinë. Kur lexon librin përhumbesh nga historia dhe karakteret, ndaj në fund mendon: Kur do dalë libri tjetër i Karen Ardiff-it? Një debutim i shkëlqyer!

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789994346530

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Do të bie të fle e shëmtuar dhe do të zgjohem e bukur! Është viti 1930. Dublini paraqet dy botë: një fermë të zymtë malore që fare mirë mund të qëndronte edhe në shekullin XVI dhe botën e pasur të kirurgëve me shtëpitë e tyre madhështore në lagjet prestigjioze të Dublinit. Katërmbëdhjetëvjeçarja Veronika jeton në fermën jashtë Dublinit me babanë dhe vëllanë e saj; nëna i ka vdekur. Jeta e saj rrotullohet rreth fytyrës së shfytyruar nga buza dhe qiellza e çarë, që e kanë bërë të izoluar, naive dhe gati memece. Një mjek i ri do shfaqet në fermë. Doktor Geraghty, nga i cili ajo do dëgjojë për herë të parë për mundësinë e një operacioni, që do e ndryshonte. Veronika, që deri më tani kishte kaluar një jetë të qetë dhe pa trazime, magjepset nga fjalët e doktorit të ri. I ati është kundër ndërhyrjes kirurgjikale në fytyrë, ndaj katërmbëdhjetëvjeçarja pikëllohet jashtë mase, por pa ngurruar i kthen atij shpinën dhe e gjen veten të katapultuar në shtëpinë e xhaxhait dhe të tetos që janë kushërinjtë e pasur të Dublinit, të cilët do e presin krahëhapur. Nën kujdesin e tyre, ajo lulëzon si fizikisht ashtu dhe emocionalisht, duke pritur me padurim ndërhyrjen kirurgjikale, që do të shënojë fillimin e jetës së saj. Ndërkohë, një botë e re hapet para saj! Veronika transferohet në një jetë me kapele të bukura, me përvoja të reja dhe me planin për të bërë operacionin që do t'i rindërtojë fytyrën, pavarësisht nga kundërshtimi i babait të saj. Por naiviteti i saj nuk i qëndron dot asaj shoqërie të sofistikuar, ndaj ajo fillon të luajë një lojë të rrezikshme... "Sekreti i fytyrës sime" në pamje të parë duket si një roman i standardit nostalgjik, duke e parë vetëm si skicë, të zhveshur nga detajet artistike. Kjo është larg nga çka libri është në të vërtetë - në fakt, shkatërrimi i plotë të trondit pas çdo faqeje të kthyer.

Të dhëna

Faqe190
ISBN9789994346530
RedaktoriMariana Ymerii
Viti i Botimit2008
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSokol Haxhimusaj