I ri Diçka që shkëlqen Shiko më të madhe

Diçka që shkëlqen

Michela Marzano BDI0983

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Si t’u afrohesh adoleshentëve kur ata mbyllen në heshtje? Si ta kuptosh dhimbjen që fshihet pas refuzimit të ushqimit, zemërimit apo frikës për të dalë nga shtëpia?
Psikiatri Mauro Roli nuk beson te përgjigjet e gatshme. Në qendrën Gjineshtra, në Romë, ai u ofron të rinjve atë që shpesh u mungon: dikë që i dëgjon pa i gjykuar. 

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928931528

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Sara nuk pranon të dalë nga shtëpia. Irena e konsideron armik ushqimin. Klara vjedh. Secili mbart një vuajtje që ende nuk di ta shprehë, një histori që kërkon veshë e zemër për t’u dëgjuar. Bashkë me ta, Mauro ndihmon edhe prindërit që ta kapërcejnë frikën dhe t’i shohin fëmijët përtej sjelljeve që i shqetësojnë.
Por edhe ai ka plagë të pambyllura. Kur Ariana, një paciente të cilën e ka njohur njëzet vjet më parë dhe nuk e ka harruar kurrë, kthehet në jetën e tij si kolege, Mauro duhet të përballet me të shkuarën e vet.
Me romanin "Diçka që shkëlqen", Michela Marzano hedh dritë, me një sinqeritet çarmatosës, mbi vuajtjen e një brezi, të cilit bota duket se i ka rrëmbyer gjithçka. Përmes zërit të një njeriu që shëron me fjalën, ajo i shoqëron adoleshentët - dhe ata që i duan - në udhëtimin e vështirë drejt moshës së rritur. Sepse secili prej nesh ka një histori, të cilën ndien se do që ta rrëfejë. E papërsëritshme, pikërisht sepse është e papërsosur.


Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe304
ISBN9789928931528
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
PërkthyesiLura Baçi