I ri Në Loranti Shiko më të madhe

Në Loranti

Marie-Andrée Lamontagne OMBRA0057

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Romani historik "Në Loranti” [2024], i shkrimtares kanadeze Marie-Andrée Lamontagne, trajton një kapitull pak të njohur të historisë së pas Luftës së Dytë Botërore: mbërritjen në Kanada të bashkëpunëtorëve të regjimit nazist dhe të milicëve francezë, të cilët kërkonin t’i shpëtonin drejtësisë në atdheun e tyre.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN978992865285

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romani zhvillohet kryesisht në Kebekun e asaj kohe, një provincë thellësisht katolike, e drejtuar nga qeveria konservatore e Maurice Duplessis. Në çdo rast, ky roman na zhyt thellë në një paqartësi historike, morale dhe politike

Në romanin "Në Loranti, historia, politika dhe fiksioni ndërthuren me njëra tjetrën, për të sjellë në dritë një realitet të ndërlikuar të shoqërisë kanadeze të pasluftës së dytë botërore. Ndërsa në Francë nis procesi i spastrimit të bashkëpunëtorëve të pushtuesit nazist, disa prej tyre emigrojnë dhe gjejnë strehë në Kebek të Kanadasë, ku krijojnë lidhje me qarqe konservatore, intelektuale
dhe politike të atij vendi, që u ofrojnë mbështetje. Ngjarjet rrëfehen nga një zë i veçantë, një figurë e padukshme që sheh, dëgjon dhe di gjithçka, mbi protagonistët dhe botën që i rrethon ata.
Përmes një galerie të pasur portretesh, disa të frymëzuar nga njerëz realë e të tjerë të krijuar nga imagjinata, autorja ndërton një rrëfim emocionues ku kufijtë mes së vërtetës historike dhe trillimit letrar mbeten qëllimisht të paqarta. Hija e një poeteshe, e cila shfaqet herë pas here mes rrëfimesh, fillon dhe qartësohet gradualisht. Nëpërmjet ndërthurjeve mjeshtërore të realizmit dhe fantazisë, të ironisë dhe dramës njerëzore, Lamontagne eksploron kujtesën historike, mërgimin, përgjegjësinë morale dhe mënyrën se si shoqëritë mund të fshehin ose të rishkruajnë të kaluarën e tyre

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe412
ISBN978992865285
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip