I ri Si ma shpjegoi çmenduria boten Shiko më të madhe

Si ma shpjegoi çmenduria boten

Dita Zipfel BDI0975

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Si ma shpjegoi çmenduria botën nga Dita Zipfeli, me ilustrime nga Rán Flygenringu, është një roman origjinal dhe ironik, që rrëfen kalimin nga fëmijëria në adoleshencë, me një këndvështrim krejt jashtë skemave të zakonshme....

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928931474

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Lusi është pothuajse trembëdhjetë vjeçe dhe ka plot gjëra në kokë: të zërë shoqe, të bjerë në dashuri dhe, mbi të gjitha, të largohet nga shtëpia e të shkojë në Berlin. Partneri i ri i së ëmës është shpërngulur tek ata dhe, me mirësinë e tepruar e buzëqeshjen që nuk i ndahet kurrë nga fytyra, është bërë i neveritshëm për Lusin. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, dhomën e Lusit e ka kthyer në studion e vet...
Për të mbledhur ca para për biletën e trenit për në Berlin, Lusi fillon të punojë për zotin Klinge, një plak i rrjedhur, që e paguan për të kopjuar receta, të cilat, sipas tij, kanë fuqi magjike, me përbërës të çuditshëm, si zemër dragoi (domate), pështymë ujku (mjaltë) apo tru sirene (mjedër). Po sikur ndonjë nga përzierjet e tij të jetë vërtet një eliksir dashurie, siç thotë ai?
Lusi, brenda vetes, shpreson se po dhe vendos ta provojë, por gjërat nuk shkojnë aspak siç i kishte menduar.
 
Një histori plot humor dhe personazhe të këndshme, të çuditshme, për të gjithë ata që mendojnë se familjet janë të ndërlikuara, ndërsa miqësia dhe dashuria janë të pazëvendësueshme.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe208
ISBN9789928931474
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri