I ri Shtëpia e nënës sime Shiko më të madhe

Shtëpia e nënës sime

Shari Franke BAT0010

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Historia tronditëse, e rrëfyer nga vajza e madhe e familjes, pas fasadës së familjes perfekte të vlogut “8 udhëtarët”.
Një histori për familjen, kontrollin, abuzimin, ndikimin e rrjeteve sociale dhe, mbi të gjitha, për përpjekjen e Shari Franke për të gjetur lirinë dhe për të nisur rrugën drejt shërimit.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928846105

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shari Franke, vajza e madhe e Rubi Franke, u rrit në qendër të vëmendjes publike, ndërsa familja e saj dokumentonte jetën e përditshme në kanalin e njohur në YouTube, “8 Udhëtarët”. Me rreth 2.5 milionë ndjekës në kulmin e tij, kanali krijoi imazhin e një familjeje të zakonshme dhe të lumtur, duke ndarë me publikun momente nga përditshmëria dhe rritja e gjashtë fëmijëve.
Por pas kamerave fshihej një realitet shumë më i errët. Sipas dëshmive dhe dokumenteve të bëra publike më vonë, fëmijët u përballën me një mënyrë jashtëzakonisht të ashpër disiplinimi dhe kontrolli. Me kalimin e viteve, ndërsa fama e familjes rritej, edhe ndikimi i Xhodi Hildebrandt, këshillueses së marrëdhënieve me të cilën Rubi u afrua përmes programit ConneXions, u bë
gjithnjë e më i madh.
Marrëdhënia mes Rubi Franke dhe Xhodi Hildebrandt përfundoi duke u bërë pjesë qendrore e një historie abuzimi, që tronditi publikun.
Në vitin 2023, të dyja u arrestuan në Utah dhe u akuzuan për abuzim të rënduar ndaj fëmijëve. Në ditën e arrestimit, Shari publikoi në rrjetet sociale një fotografi të një makine policie pranë shtëpisë së familjes. Postimi i saj përmbante fjalët: “Më në fund.”
Pas viteve të jetuara nën vëmendjen e kamerave, Shari nisi të fliste hapur për atë që, sipas saj,kishte ndodhur pas dyerve të mbyllura. Historia e saj solli në vëmendje jo vetëm vuajtjet e një fëmije brenda një familjeje të njohur, por edhe anën e errët të kulturës së influencuesve, ku jeta private mund të kthehet në përmbajtje dhe kufiri mes realitetit dhe imazhit publik mund të
mjegullohet.
Në rrëfimet e saj, Shari ka folur për përpjekjen për të kuptuar të kaluarën, për të përballuar dhimbjen dhe për të rindërtuar jetën e saj jashtë kontrollit dhe ekspozimit, që shoqëroi fëmijërinë e
saj.
Kjo është historia e një vajze që u rrit para kamerave, por që përfundimisht duhej të përballej me realitetin pas tyre.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe328
ISBN9789928846105
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri