I ri Odijesa e gezimit Shiko më të madhe

Odijesa e gezimit

Mustafa Nano UE0023

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Të shkruash sot për një vepër letrare që thyen kornizat e zakonta nuk është thjesht një detyrë kritike apo një ftesë për lexim; është, mbi të gjitha, një bashkëudhëtim nëpër ato hapësira të trazuara mendimi që letërsia e mirë di t’i hapë me guxim dhe pa kurrfarë kompleksiteti.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928865120

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Përmes një stili sa analitik e të kthjellët, aq edhe të ngarkuar me nëntekste e ironi të hollë, ai ndërton një univers ku kufijtë mes moralës, normals dhe normës zyrtare hyjnë në një krizë të thellë e gati përndjekëse. Ndërthurja e veprimeve mes personazheve dhe dilemat e tyre funksionojnë si pasqyrë e një shoqërie që vuan nga uniformizimi prej “standardit”, por që njëkohësisht përballet me kaosin e brendshëm të dëshirave, hipokrizisë dhe përpjekjes obsesive për t’i ikur kornizave.
Romani “Odeja e gëzimit” nuk kërkon t’i japë lexuesit përgjigje të gatshme apo ngushëllime të rreme. Ai është një ftesë për të vënë në pikëpyetje çdo gjë që kemi marrë si të mirëqenë: standardet tona etike, gjuhësore, politike dhe njerëzore.
Më shumë se një narrativë e zakonshme, “Odeja e gëzimit” është një manifest i heshtur për lirinë e formës dhe përpjekjen e vazhdueshme të letërsisë për të mbetur një hapësirë e hapur, e paplanifikuar dhe e pastrirur nga dogmat. Ndër të tjera, Mustafa Nano na ofron një tekst që kërkon lexim të dytë e pse jo, edhe të tretë, për arsyen e thjeshtë se kemi në duar një vepër që e provokon estetikisht mendimin dhe e pasuron universin e leximit kritik në letrat tona.”

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe376
ISBN9789928865120
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip