I ri Vëzhguesi Shiko më të madhe

Vëzhguesi

Evald Flisar OMBRA0056

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky është një roman që shtron disa pyetje monumentale:
Cili është çmimi i lirisë dhe i lumturisë?
A është paraja që mund ta blejë lirinë dhe lumturinë e individit?
A mund të ndërtojë një botë më bukur dashuria?

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928065254

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një thriller i guximshëm metafizik, mbi kufirin e paqartë midis realitetit dhe fiksionit. "Vëzhguesi” I Flisarit është një roman psikolo-gjiko-filozofik që ka në qendër individin të përfshirë në një lojë shumë të ndërlikuar mes realitetit, kujtesës dhe imagjinatës.

Simoni, ose siç vetëquhet Barton Flink, student dhe dramaturg, i dështuar, gjendet në dilemën egzistenciale kur merr vesh se i ka mbetur edhe një vit jetë. I ndodhur në marrëdhënie dhe në situata me njerëz që e bëjnë gjithnjë e më të vështirë të dallojë atë që po përjeton vërtet nga ajo që vetëm beson se po ndodh, i brengosur pozicionohet në rolin e vëzhguesit të jetës.

Por, edhe pse i qartë në vendimet e tij, ai kupton se nuk mund të qëndrojë përgjithmonë jashtë jetës. Marrëdhëniet që ai krijon me personazhet e tjerë, që mbajnë emrat e artistëve të famshëm si Vinsent Vega - Al Paçino, Vudi Allen apo Uma Thurman, të cilët e vëzhgojnë atë, e shtyjnë të përballet me pyetje mbi identitetin, zgjedhjen dhe kuptimin e ekzistencës. Kufiri midis asaj që është reale dhe asaj që është e krijuar në mendjen e tij bëhet gjithnjë e më i paqartë.

Nëpërmjet këtij subjekti, Flisari ka ndërtuar një rrëfim intrigues për njeriun në dilemat e të kuptuarit të vetes, botës dhe jetës, që kurrë nuk mund të jetë rregullatori i tyre në rolin e vëzhguesit…

Ky është një roman që shtron disa pyetje monumentale:
Cili është çmimi i lirisë dhe i lumturisë?
A është paraja që mund ta blejë lirinë dhe lumturinë e individit?
A mund të ndërtojë një botë më bukur dashuria?

Të dhëna

Faqe360
ISBN9789928065254
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
PërkthyesiElisa Ivanaj