I ri Posedimet Shiko më të madhe

Posedimet

Llucia Ramis OMBRA0051

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Kur rritesh do të thotë që nuk ke më një vend se ku mund të kthehesh..?
Ky është një rrëfim për dilemat dhe plagët e së shkuarës, një roman që nis me një kthim dhe përfundon me një ulërimë.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928065193

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në Mallorka, shtëpitë quhen “zotërime” (posedime), dhe ky roman - në të cilin alter egoja e shkrimtares Llucia Ramis, luan me idenë e posedimit, obsesionit dhe nostalgjisë si forma më e saktë e përkatësisë.
Ngjarjet janë vendosur në vitin 1993, kur një biznesmen i njohur madrilen falimentuar u vetëvra, pasi kishte vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij. Duke lëvizur mes elegjisë, kronikës dhe thrillerit, ky roman me disa shtresa, depërton në thellësinë e problemeve shoqërore.
Nga një hulumtim i guximshëm mbi të kaluarën familjare, marrëdhëniet sentimentale, tradhëtitë, ambiciet, frustrimet, kuptojmë mënyrën si e ndërtojmë identitetin tonë dhe lidhemi pas sendeve apo njerëzve që duam, edhe pse e dime se asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Nga Barcelona rrëfimtarja kthehet në shtëpinë e lindjes, ku përveç shëndetit mendor të rënduar të babait.
Asaj i duhet të përballet edhe me humbjen e shtëpisë të trashëguar nga gjyshërit. Ky roman që ndërthur disa linja narrative paralele brenda një spiraleje emocionale, hedh dritë mbi gjithçka që njeriu e humb gjatë rritjes, jo vetëm posedimet materiale por edhe iluzionet shpirtërore... është një reflektim i ndjeshëm mbi ato se çfarë lëmë pas gjatë rritjes, duke na bërë që të kuptojmë, se të rritesh, do të thotë të mos kesh më një vend se ku të kthehesh.

“Ramis mban gjithmonë një këmbë në të tashmen dhe tjetrën në të kaluarën për të peshuar faktet, për të evokuar aromat e së shkuarës, por pa u rrëmbyer nga një nostalgji e tepruar, dhe shkruan me pasion dhe vendosmëri për çështje delikate, duke i kushtuar vëmendje ndjenjës, por edhe kthjelltësisë së fituar me kalimin e viteve, për të ofruar një ushtrim të madh të letërsisë memuaristike.”

“Llucia Ramis është një shkrimtare e madhe që luan bukur me fjalën... Ajo është e aftë të shndërrojë materiale të përditshme, që mund t’i përkasin jetës së kujtdo, në një roman të mrekullueshëm, plot humor, që lë pas gjurmën e letërsisë së mirë. Mos ia privoni vetes leximin e saj.”
— Care Santos (El Cultural) *

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe308
ISBN9789928065193
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri