I ri Musolini ka bërë edhe gjëra të mira Shiko më të madhe

Musolini ka bërë edhe gjëra të mira

Francesco Filippi BDI0959

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Më shumë se shtatëdhjetë vjet pas rënies së fashizmit, kurrë më shumë se sot hidra nuk e ka ngritur kokën, sidomos në Internet, por jo vetëm. Slogane të përsëritura me vite, si të ishin barcaleta, që deri pak më parë dukeshin të padëmshme e qesharake, po përhapen gjithnjë e më shumë në Itali, me një synim krejt tjetër. Dhe po gjejnë terren.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928931450

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Historiografia e ka hulumtuar fashizmin dhe figurën e Musolinit në të gjitha detajet, dhe vazhdon ta bëjë. Tabloja e përvijuar nga shumica dërrmuese e studiuesve është ajo e një regjimi despotik, të dhunshëm, dritëshkurtër e, për më tepër, të paaftë. Mirëkuptimi midis studiuesve, që e njohin mirë historinë, është mjaft i qëndrueshëm dhe të dhënat nuk mungojnë. Por kush nuk e njeh mirë historinë - apo ndoshta ka në mendje një program të përcaktuar politik - e ka të lehtë t’u rikthehet atyre historiçkave të vjetra dhe t’i shesë për të vërteta.
Është mekanizmi i fake news, por edhe metoda propagandistike, aq e dashur pikërisht për fashistët e asaj kohe: “Thoni një gënjeshtër, përsëriteni shumë herë dhe do të bëhet e vërtetë për të gjithë”.
Për t’iu kundërvënë këtij sulmi të ri, nuk mbetet tjetër veç forcës së studimit. Nuk mbetet veç të përgjigjesh pikë për pikë, për të treguar realitetin historik që fshihet pas absurditeteve të Rrjetit. Sepse, një gjë është e sigurt: Musolini qe një administrator shumë i keq, një strateg tejet mediokër, gjithçka tjetër përveçse njeri me ndershmëri të kulluar, një ekonomist i paaftë dhe një diktator i pamëshirshëm.
Si rezultat i regjimit të tij njëzetvjeçar... popullsia italiane u varfërua shumë, padrejtësitë u bënë marramendëse, vendi u provincializua dhe, në fund, siç dihet, ndodhi një luftë shkatërrimtare. Mjafton një orë për të lexuar këtë vëllim, dhe do të jetë një orë e harxhuar me dobi, që do t’i japë kujtdo mjetet për t’u mbrojtur nga vala e nostalgjisë që po ngrihet brenda dhe jashtë thashethemeve të trasha të rrjeteve sociale.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe160
ISBN9789928931450
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip