I ri Dil nga ajo dhomë Shiko më të madhe

Dil nga ajo dhomë

Alberto Pellai, Barbara Tamborini BDI0959

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Të jesh prind i zoti, nuk do të thotë vetëm të rritësh një fëmijë, por edhe ta përgatitësh atë për jetën. Një mision që sot është bërë më i vështirë se kurrë, sidomos në këtë fillim të mijëvjeçarit të tretë, kur fëmijët dhe adoleshentët i tërheq si magnet bota online.
Në të vërtetë, nga njëra anë jemi ne, të rriturit, që përpiqemi t’u japim fëmijëve gjithçka u nevojitet për t’u bërë njerëz të pavarur.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928931436

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

 Nga ana tjetër, është marketingu, i cili nuk shqetësohet aspak për zhvillimin e tyre. Madje, ai i identifikon me kujdes dobësitë dhe pasiguritë e tyre, për t’i shndërruar ato në një mundësi të jashtëzakonshme përfitimi dhe manipulimi. Si pasojë, zemra dhe mendja e brezit të ri përthithen pareshtur nga platformat digjitale, një “Vend Lojërash” modern ku mund të qëndrojnë pa kufi, të mbyllur brenda mureve të dhomës së tyre.
Alberto Pellai dhe Barbara Tamborini, prej vitesh të angazhuar në edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, u drejtohen prindërve, mësuesve dhe gjithë të rriturve me një ftesë të qartë: është koha të ndryshojmë drejtim. Busulla e këtij ndryshimi është parimi se të mbështetësh zhvillimin e brezave të rinj, do të thotë të kufizosh ndikimin gjithnjë e më pushtues të smartfonit dhe botës digjitale në jetën e tyre. Në dritën e këtij parimi, ata analizojnë dy përvoja themelore të fëmijërisë dhe adoleshencës: lojën dhe socializimin, duke treguar se si bota online i ka transformuar rrënjësisht ato.
Me analiza të mprehta, të mbështetura në përvojën e tyre profesionale, por edhe me këshilla konkrete e të zbatueshme, autorët ofrojnë një udhërrëfyes të vyer për sfidën më të madhe të prindërimit sot: ta ndihmojmë fëmijën të dalë nga dhoma e tij. 
--

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe228
ISBN9789928931436
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri