I ri Cmim i reduktuar! Maja dje natasha Shiko më të madhe

Maja dhe Natasha

Elyse Durham OMBRA0050

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Maja dhe Natasha janë motra binjake të lindura gjatë rrethimit të Leningradit në vitin 1941. Nëna e tyre, balerina e parë e trupës së Baletit Kirov, e rënduar psikologjikisht nga lindja në kohë lufte dhe humbja përgjithmonë e mundësisë për të shkëlqyer si balerinë, i dha fund jetës fill pas lindjes së foshnjave. Vajzat, që u rritën nga shoqja e ngushtë e “prima balerinës” së Kirovit, trashëguan talentin e së ëmës. Me kalimin e viteve, Akademia e Baletit Vaganova dhe regjimi totalitar sovjetik, është e vetmja botë që ato njohin.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN978 9928 06 520 9

1 350 Lekë

-10%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Maja dhe Natasha janë motra binjake të lindura gjatë rrethimit të Leningradit në vitin 1941. Nëna e tyre, balerina e parë e trupës së Baletit Kirov, e rënduar psikologjikisht nga lindja në kohë lufte dhe humbja përgjithmonë e mundësisë për të shkëlqyer si balerinë, i dha fund jetës fill pas lindjes së foshnjave. Vajzat, që u rritën nga shoqja e ngushtë e “prima balerinës” së Kirovit, trashëguan talentin e së ëmës. Me kalimin e viteve, Akademia e Baletit Vaganova dhe regjimi totalitar sovjetik, është e vetmja botë që ato njohin.
Në vitin 1958, në vitin e fundit në Vaganova dhe në kulmin e Luftës së Ftohtë, gjithçka që Maja, Natasha dhe shokët e tyre të klasës dëshirojnë, është që të kërcejnë me Kirovin dhe t’i bashkohen trupës në turneun që do të bëhet në Amerikë. Por një ligj i qeverisë së Kremlinit përmbys të ardhmen e motrave: anëtarët e së njëjtës familje nuk lejohen që të udhëtojnë bashkë jashtë vendit nga frika e arratisjeve. Prandaj, në trupën e baletit të famshëm Kirov mund të pranohet vetëm njëra prej tyre. Maja, që është mësuar prej kohësh të jetojë në hijen e motrës, e pranon me hidhërim fatin e saj, derisa një partner i ri kërcimi e frymëzon duke i zgjuar ëndërrat. Për herë të parë, dhe në momentin më mizor të mundshëm, dy motrat janë të barabarta. Më pas, njëra e tradhton tjetrën, dhe jetët e tyre ndryshojnë përgjithmonë, duke u ndarë në dy drejtime të ndryshme... Ndërsa njëra prej binjakeve ndjek karrierën në balet dhe përjeton emocionet e një jete jashtë te-rritorit të Rusisë, në Amerikë, tjetra përzgjidhet që të interpretojë në përshtatjen e filmit epik “Lufta dhe paqja”, i financuar nga regjimi sovjetik. Kur Lufta e Ftohtë bëhet edhe më e nxehtë, Maja dhe Natasha fillojnë të kuptojnë më mirë lidhjen me njëra-tjetrën, përballjen me hijet e së kaluarës, besnikërinë ndaj vendit të tyre, pendesat dhe thirrjen e gjakut.  
Edhe pse i gjithë subjekti i këtij romani, e ka baletin si kornizën mbi të cilën ndërtohet rrëfimi, dhe kjo është e rëndësishme për lexuesit, ai nuk u drejtohet vetëm adhuruesve të këtij arti. Kjo kornizë rrëfyese mund të kishte qenë e lehtë për t’i vendosur ngjarjet, edhe në fusha të tjera si piktura, filmi, kinemaja apo jeta akademike. Gjithkush mund ta gjejë veten thellësisht në historinë e Majës dhe Natashas, sidomos ata që kanë jetuar në regjimet totalitare... __Critical Dance * 
Libri i Durham-it është shumë më tepër sesa historia e dy balerinave binjake sovjetike. Maja, Natasha dhe ëndrra e tyre për t’iu bashkuar Baletit Kirov, ku dikur kishte kërcyer edhe nëna e tyre, përbëjnë zemrën e rrëfimit. ...Por ky roman emocionues, është një histori për Bashkimin Sovjetik, për fokusin dhe vlerat kulturore gjatë Luftës së Ftohtë, kur sovjetikët dhe amerikanët garonin mes njëri-tjetrit për epërsi jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe duke i treguar botës se çfarë mund të krijonin sistemet dhe vlerat e tyre përkatëse. __Los Angeles Book Review   

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe520
ISBN978 9928 06 520 9
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
PërkthyesiElona Qose