I ri Cmim i reduktuar! Portreti i një gruaje të panjohur Shiko më të madhe

Portreti i një gruaje të panjohur

Daniel Silva BLV0014

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Një nga veprat më të arrira për mashtrimin që bëhet në art.

Më shumë detaje

15 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928837417

1 200 Lekë

-20%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Agjenti dhe restauruesi legjendar i artit, Gabriel Alon, më në fund është shkëputur nga Shërbimi Sekret dhe është rehatuar në Venecia, vendi i vetëm ku gjen paqe. Ndërkohë që gruaja e tij e bukur, Kiara, ka marrë përsipër drejtimin e shoqërisë së restaurimit “Tiepolo” dhe dy fëmijët e vegjël janë regjistruar në një shkollë fillore publike, Gabrieli i kalon ditët duke shëtitur në “qytetin lundrues” dhe duke u thënë “lamtumirë” demonëve të së shkuarës tragjike e të dhunshme.

Po kur tregtari i artit në Londër, Xhulian Isherud, i kërkon të hetojë rrethanat që lidhen me rizbulimin dhe shitjen e një pikture
shekullore, ai përfshihet në një lojë vdekjeprurëse, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.

Me një stil të sofistikuar komploti, libri “Portreti i një gruaje të panjohur” është një rrugëtim argëtues në anën e errët të botës së artit, një vend ku tregtarët e paskrupullt mashtrojnë rregullisht klientët, kurse investitorët me xhepa të thellë, i trajtojnë pikturat si një kategori tjetër asetesh, veç për fitim.

Ai është një provë tjetër që tregon se, kur bëhet fjalë për spiunazh, intrigë dhe suspansë, Daniel Silva nuk ka të krahasuar.

Të dhëna

Faqe411
ISBN9789928837417
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri