Barmeni i ritzit Shiko më të madhe

Barmeni i ritzit

Philippe collin BDI0920

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Me mustaqet spicë, xhaketën e bardhë e kravatën e zezë, Frank Mejeri, sapo ka mbushur pesëdhjetë e gjashtë vjeç. Eshtë barmeni i njohur i hotelit Ritz në Paris, salloni më i frekuentuar ...

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Me mustaqet spicë, xhaketën e bardhë e kravatën e zezë, Frank Mejeri, sapo ka mbushur pesëdhjetë e gjashtë vjeç. Eshtë barmeni i njohur i hotelit Ritz në Paris, salloni më i frekuentuar nga elita kultu-rore dhe politike e Europës në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë. Por, që nga qershori i vitit 1940, me mbërritjen e gjermanëve në qytet, klientët e rinj në bar janë njerëzit e Gestapos.

Përshtatja, tani, është çështje mbijetese. Hebre me origjinë të thjeshtë, gjithmonë i shtyrë nga një etje e pashuar për shpengim, dashamirës i së bukurës dhe i zoti të bëhet i besuar i personaliteteve të jashtëzakonshme, si Ficxheraldi dhe Hemingueji, Mejeri është qendra e këtij romani, nyja rreth së cilës vërtitet një galeri e larmishme personazhesh, historike dhe imagjinare. Në Ritz, vendi magjik ku lufta duket se ka mbetur pezull, një mikrobotë që pasqyron pushtimin nazist të Parisit, luhet drama e burrave dhe grave që përballen me një pushtet të ri dhe me instinktin më të thjeshtë të vetëmbrojtjes. Fati i Mejerit, i çirakut të tij dhe i të parezistuesh-mes Blanshë Ozelo e mban lexuesin në ankth, dhe qëndrimi i barmenit, gjithmonë në prag mes rezis-tencës dhe kolaboracionizmit, e bën atë një gjysmë hero, një qenie njerëzore plot ngjyresa dhe dyshime të pafundme. Pas banakut prej druri të errët, Frank Mejeri duhet të shpëtojë veten dhe njerëzit që do. Duke na hapur dyert e Ritzit, Philippe Collin dëshmon një kujdes të jashtëzakonshëm për detajet që e kanë bërë këtë vend një simbol, një arkë thesari prej nga buron historia.

Të dhëna

Faqe423
GjuhaShqip
StatusiI ri