I ri Percmimi Shiko më të madhe

Percmimi

Alberto Moravia A-003684

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Përçmimi” është një ekzaminim i pamëshirshëm i dëshpërimit dhe i vetëmashtrimit në zbrazëtinë emocionale të shoqërisë moderne të konsumit.

Më shumë detaje

498 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928233875

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

 

Romani “Përçmimi” u botua për herë të parë më 1954 dhe përfaqëson një prej etapave kryesore të rrugëtimit e kërkimit të Alberto Moravia-s në botën e borgjezisë italiane të shekullit të kaluar.

Rikardo Molteni është dramaturg në profesion, por për shkak të shtrëngesave ekonomike të familjes është i detyruar të punojë si skenarist kinematografik, ndërsa e shoqja, Emilia, ish-daktilografiste, është e dashuruar pas zotërimit të një shtëpie.

Në një Romë borgjeze të viteve ‘50, Rikardo rrëfen se si ndryshojnë ndjenjat e të shoqes ndaj tij, kur në skenë futet bota e kinemasë, e karrierës dhe suksesit. Në krye, ato zbehen dalëngadalë derisa mbërrijnë në atë përçmim të dhembshëm, që ngjan i pakuptueshëm qoftë në sytë e protagonistit, qoftë në ata të lexuesit, por që sidoqoftë, Moravia e zgjedh si titull të librit. Sepse pikërisht përçmimi, i prekshëm në dialogët mes çiftit, do të kthehet në personazh dhe do të ndryshojë rolet e protagonistëve, madje do të bëhet ai vetë protagonist, motor prej të cilit lind çdo veprim dhe reagim i tyre.

Miti i “Odisesë” dhe kthimi i Uliksit në shtëpi te Penelopa do të shndërrohet në një përballje dhe analizë të hollë mes qytetarisë dhe barbarizmit, mes normave të nderit dhe njeriut modern.

Më 1963, romani u ekranizua nga regjisori i njohur francez Jean-Luc Godard, me aktorë kryesorë Brigitte Bardot dhe Michel Piçoli.

Kritika

Pikërisht te “Përçmimi”, problematika kryesore e Moravia-s gjen shprehjen e vet më të saktë dhe më komplekse, thuajse një enciklopedi që bashkon tematikat e tij të ndryshme.

Edoardo Sanguinetti

“Përçmimi” është një vepër e shkëlqyer dhe trazuese e njërit prej mjeshtrave revolucionarë të letërsisë moderne europiane. Të gjitha cilësitë për të cilat është i njohur Moravia – qartësia e ftohtë shprehëse, vëmendja e tij fine ndaj kompleksitetit psikologjik, hapja e tij ende befasuese ndaj seksit – shfaqen qartazi në historinë e kësaj martese të dështuar. “Përçmimi” është një ekzaminim i pamëshirshëm i dëshpërimit dhe i vetëmashtrimit në zbrazëtinë emocionale të shoqërisë moderne të konsumit.

Neë York Revieë Books Classics

I pasur në thelb dhe me kuptime të thella... një arritje e rrallë.

The Neë York Times

Heronjtë e Moravia-s kërkojnë lumturinë personale, por shkrimtari i shpie thuajse gjithnjë drejt humnerës.[...] ky është shkatërrimi i iluzioneve mbi mundësinë e lumturisë njerëzore... Ndoshta kjo shfaqet më qartë se kurrë në një prej veprave më të mira të Moravias, në romanin “Përçmimi”.

Nga parathënia e Ruf Igorevich Chlodovsky, në botimin e romanit në ish-Bashkimin Sovjetik më 1979.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe232
ISBN9789928233875
Titulli origjinalIl disprezzo
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAida Baro