Per here te pare, vjen nje studim i plote dhe i detajuar mbi poetiken dhe vleren e vargut te Fatos Arapit, - nje nga poetet me te mire te gjysmes se dyte te shekullit te XX
Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësitë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.
Në këtë vëllim janë përfshirë poezitë shqip që autori i ka shkruar në Itali dhe i ka botuar të përkthyera në italisht (nga ai vetë) në librat “La manutenzione delle maschere” dhe “The Vanishing Twin”, si edhe poezi të tjera botuar në shtypin italian, por ka edhe tekste të pabotuara.
“Gjelat këndonin ndryshe” është rrëfim i pashoq, me një galeri personazhesh dhe një rrëfim që të merr frymën si kanë qenë të papriturat e atyre kohëve marroke."
Fitues i “Fondit për mbështetjen letrare të të rinjve” nga QKLL. Me motivacionin: Për mesazhet nënkuptimore të përcjella nëpërmjet një stili ekzistencial dhe proze të konsoliduar, që evidentojnë problemet thelbësore të brezit të mileniumit të ri.
Studiuesi dhe romancieri Ndue Uka vjen me nje tjeter vellim me poezi para lexuesit te tij, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri
Dashuria ishte vdekja e tij. Dashuria ishte theqafja e tij. E dinte mirëfilli se do të vdiste, ashtu siç e di çdo vdekatar se një ditë fryma do i shuhet, por besonte se do i ndodhte nga mosha, shëndeti i ligë, ndonjë aksident apo rrethanë rastësore, pa e menduar kurrë se do vritej nga ajo për çfarë kish jetuar e ëndë- rruar gjithmonë. Dashuria
Andreas Dushi vjen me nje roman te ri para lexuesit shqiptar Nëse një njeri gjen arsyet, por jo forcën, për të vrarë veten ndërkohë që e shkuara e familjes e përndjek fshehurazi, tek kalon si gjarpër sa nga njëra brezni tek tjetra; nëse ti je i vetëdijshëm për probleme të shëndetit mendor, por s’i pranon as me veten pasi ke frikë; nëse ëndrra për të qenë...
Shtëpitë janë shtatë dhe të shtata të zbrazëta. Shkrimtarja, sipas Rodrigo Fresán, është “një shkencëtare e arsyeshme, e cila shqyrton njerëz të çmendur apo që seriozisht kanë ndër mend të çmenden”. Dhe gjykimi i shëndoshë, si përherë, është sipërfaqësor.
Në Antoni dhe Kleopatra Shekspiri riprodhon mesaktësi të çuditshme ngjarje dhe fakte, duke iu përmbajtur me besnikëri subjektit, hollësive nga jeta e Lindjes dhe e Romës, anekdotave deri dhe tipareve të personazheve kryesore dhe të dorës së dytë.
Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i "Shumë zhurmë për asgjë" nuk krijohet nga situatat qesharake. Megjithëse ka disa elemente standarde të përbashkëta me komeditë e tjera (keqkuptimet, maskimet, dëshmitë e rreme), humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyrat e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë.
Një nga tragjeditë e njohura të Shekspirit, që besohet të jetë shkruar në vitin 1603. E gjithë vepra përqendrohet në personazhet krysore: Otello arap - general në ushtrinë e Venedikut, Desdemona, gruaja e tij dhe Kasio, togeri i tij.
Makbethi është një ndër tragjeditë e Shekspirit ku paraqitet lufta e përgjakshme për pushtet në Skoci gjatë shekullit XI.
Romani "Daullja prej letre" ka njohur më parë dy botime në shqip, te shtëpia botuese "Arbri" në vitin 1995 dhe "Ora" në vitin 2004. Botimi francez ka fituar çmimin prestigjioz "Mesdheu" në vitin 1997.
Në këtë vëllim Martin Camaj shfaq mjeshtrinë e tij si poet. Botimi përmbledh këto libra: “Lirika mes dy moteve”, “Legjenda”, vargje nga “Djella” dhe “Vargje të shpërndame”
"Komedia e keqkuptimeve" është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.
Personazhi Timoni, që më pas bëhet një njeri mizantrop, është një athinas fisnik, i pasur dhe bujar. Ai shtron një gosti të madhe, ku marrin pjesë pothuajse të gjitha personazhet kryesore.?
"Komedia e keqkuptimeve" është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.
Romani klasik i kërkimit për dijen, që ka mahnitur, frymëzuar dhe influencuar breza të tërë lexuesish, shkrimtarësh dhe mendimtarësh.
Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani "Mërkuna e Zezë " i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër, që me një hap të shpejtë e pa shumë stërhollime (në plan të parë) eksploron atë pjesë të thellë mistike që kanë gratë përbrenda, e cila fillon nga mitra...
Një bestseller ndërkombëtar, Fjalori Kazar është cilësuar nga The New York Times Book Review si një nga librat më të mirë të vitit. I shkruar në dy versione, në gjininë mashkullore dhe në gjininë femërore, Fjalori është libri imagjinar i njohurive të Kazars, një popull që lulëzoi diku përtej Transilvanisë midis shekullit të shtatë dhe të nëntë.
Edhe sikur gjuhët e të gjithë njerëzve e të engjëjve të flisninBashkë në një zë, s'do mund t'i thonin ato fjalë që the ti.Lumenjtë, erërat, pyjet, lulet, fushat, malet, madje edhe deti,Me gjithë ç'fuqi kanë thellë përbrenda, vallë diellit i luten?
Nga autori i librit bestseller Fjalori Kazar, vijnë këto histori të tmerrshme dashurie.
Camaj vjen vetëm, me gjuhën e vet, me gegnishten e larguar nga vetë gegnishtja e ndaluar, me poetikën e vet të larguar nga tradita shkodrane, edhe kjo e ndaluar, me poezinë e tij moderne e vetjake, krejt të huaj për poezinë vokalike, për tërmetin verbal me shumë epiqendra, për poetikën kolektive të realizmit socialist. Në këtë kënd ajo ka karakteristikat...