I ri Hije ne grila Shiko më të madhe

Hije ne grila

Eqrem Basha A-006018

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Eqrem Basha lindi më 15 nëntor 1948 në Dibër. Në vitet 1967-1971 studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Univer­sitetin e Prishtinës. Në vitet 1972-1973 punoi në gazetën Rilindja dhe shkroi krye­sisht për artet fi­gurative, kritikë për film e televizion. Nga janari i vitit 1974 deri më 5 ko­rrik 1990 (kur u përjashtua me dhunë) punoi në TV Prishtina. Në vitin 1994, bashkë me G. Bobin, R. Ismajlin dhe Sh. Maliqin, themeloi shtëpinë botuese Dukagjini, ku edhe sot është redaktor përgjegjës.

Shkruan tregime, romane, vjersha, ese, skenarë për film e TV, pjesë skenike, radiodrama dhe kritikë për artin figurativ. Përkthen nga frën­gjishtja, italishtja dhe nga gjuhët sllave.

Në letrat shqipe debutoi në vitin 1971 me vëllimin e tregimeve Shë­titje nëpër mjegull. Po këtë vit botoi dhe librin me poezi, Opuset e maes­tros. Pasuan dhjetë libra me poezi, katër me tregime dhe katër romane (Dyert e heshtjes, Alpinisti, Lakorja e Ik’sit, Varrë).

Në vitin 1999 prestigjiozja frënge Fayard botoi librin me tregime Les ombres de la nuit, ndërsa përmbledhje me poezi iu përkthyen serbisht, polonisht (Seyni), anglisht (Nju Jork), frëngjisht dhe esperanto.

Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u zgjodh në vitin 2001, anëtar i rregullt në vitin 2004.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe176
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë