Hermann Hesse A-004070
Libër i ri
Romani klasik i kërkimit për dijen, që ka mahnitur, frymëzuar dhe influencuar breza të tërë lexuesish, shkrimtarësh dhe mendimtarësh.
5 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
Edhe pse bën fjalë për një vend dhe kohë shumë të largët nga Gjermania e vitit 1922, atëherë kur u botua libri, ky roman është i mbushur me ndjesitë e periudhës së Hermann Hesse-s, duke kombinuar filozofi të pangjashme me njëra-tjetrën, si fetë lindore, prototipat Jungianë, individualizmi perën- dimor, në një vizion unik për jetën, të shprehur përmes kërkimit të një njeriu për kuptimin.
Është historia e kërkimit të Siddharthës, një indiani brahman të pasur, i cili lë një jetë me privilegje dhe rehati në ndjekje të përmbushjes shpirtërore dhe mençurisë. Gjatë udhëtimit të tij, Siddharta ndeshet me asketë, murgj budistë, tregtarë të suksesshëm, një kurtizane të quajtur Kamala dhe një varkëtar të thjeshtë që ka zbuluar të vërtetën e jetës. Takimi me këta njerëz dhe përjetimi i fazave kryesore të jetës - dashuria, puna, miqësia dhe atësia - e bëjnë Siddhartën të zbulojë se dija e vërtetë drejtohet së brendshmi.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 160 |
| Viti i Botimit | 2019 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Edvin Cami |
| Roman | Motivim&Vetëdije |
Çfarë është Ujku i Stepës i Hermann Hesse-s: një roman, një traktat estetik apo një testament shpirtëror? Zor se mund t'i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Vetë shkrimtari, i cili e shënjonte këtë vepër si më të dashurën e tij, nyjëton "Ujkun e Stepës" një rrugëtim brenda vetes si dhe një strukturë shpirtërore vetjake. Në këtë kuptim, "Ujku i Stepës" ruan...
Në romanin "Siddharta" kemi të bëjmë me reflektimin e filozofisë dhe religjionit në jetën tonë. Rrëfimi për një djalosh të ri është i stilizuar në mënyrë të fuqishme në vija autobiografike duke përfshirë këtu sidomos refuzimin masiv të mësimeve dogmatike.
"Peter Camenzind", romani i parë i Hermann Hesse-s, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe. Ky nuk është vetëm një rrëfim spiritual që u prin librave të mëvonshëm të Hesse-s, por është një libër tejet personal që shpërfaq rrugën jetësore të vetë shkrimtarit.
Jeta e çdo njeriu është rrugëtimi i tij drejt vetes, përpjekja e një udhe, treguesi i një shtegu. Asnjë njeri nuk ka qenë kurrë tërësisht vetvetja; megjithatë, gjithkush përpiqet të bëhet një herë i tillë: budalla apo i mençur qoftë; secili, gjithë sa mundet. Çdo njeri mbart me vete deri në fund mbetjet e lindjes së tij: lëngje sekrecionesh dhe lëvozhga...