Shtepia me brisqe rroje Shiko më të madhe

Shtepia me brisqe rroje

Linda Maria Baros A-004520

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Boshti i strukturës së këtij libri është fjala e thjeshtë që përmban thelbësoren, qartësinë, imazhet që të godasin, por veçanërisht spikat përdorimi i një simbolizmi konkret.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928258663

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Boshti i strukturës së këtij libri është fjala e thjeshtë që përmban thelbësoren, qartësinë, imazhet që të godasin, por veçanërisht spikat përdorimi i një simbolizmi konkret.

Libri me poezi “Shtëpia me brisqe rroje” i poetes rumuno-franceze Linda Maria Baros, e nderuar me çmimin Guillaume Apollinaire në Paris, 2007, ngjason me një ndërtesë metaforike të sigurisë së lartë, një godinë e fortifikuar përmes muresh prej imazhesh, figurash stilistike, meditimesh etj. Është ndër librat e rrallë, ku teksti nuk fillon dhe nuk mbaron duke lëçitur vetëm një poezi të vetme, por kur lexon të gjithë vëllimin, sepse ai funksionon si metatekst, ashtu siç nuk mund të quhet e plotë një vizitë në një shtëpi në qoftë se nuk e shikon të tërën.

“Shtëpia me brisqe rroje” është një kronotop ku muret pikëtakohen, siç takohen rrugët, kthimet, pritjet, shpresat, ankthet, dashuria, frika, malli, ëndrrat. Në muret e shtëpisë nyjëtohet gjithçka dhe midis mureve të shtëpisë gjendesh gjithmonë, si në asnjë vend tjetër, i vetëm, ballë për ballë me vetminë.

Linda Maria Baros, poete e vërtetë dhe e natyrshme, e tejmbushur me kërshëri, ndjek një mënyrë të veçantë për të njohur vetveten. Ajo vizaton dhe viziton shtëpinë e krijuar prej saj, duke përdorur mjete nga më të ndryshmet, konkreten, abstrakten, brendësinë dhe pjesën e jashtme, unin - të tjerët, arsyen - ndjenjën. Kjo godinë metaforike e ndërtuar prej saj nuk përfundon, megjithëse i ka të gjitha komponentët (simbolikë): pragun, derën, dyshemenë, tavolinën, dritaret, muret. I mungon çatia, e cila lë hapësirë për perspektiva të panjohura.

Boshti i strukturës së këtij libri është fjala e thjeshtë që përmban thelbësoren, qartësinë, imazhet që të godasin, por veçanërisht spikat përdorimi i një simbolizmi konkret.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe64
ISBN9789928258663
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLuan Topçiu