I ri Antipoezi Shiko më të madhe

Antipoezi

Gazmend Krasniqi BG0051

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gazmend Krasniqi vjen me një tjetër vëllim të ri poetik për lexuesin shqiptar, një zë postmodernist në poezinë shqipe, që ndërton një qasje ndryshe me realitetin dhe botën njerëzore

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Barleti
ISBN9789928238498

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gazmend Krasniqi është ndër poetët më të rëndësishëm të ditëve tona, autor i disa vëllimeve me poezi, i botuar në disa antologji dhe revista letrare në SHBA, Belgjikë, Francë, Gjermani, Zvicër, Austri, Itali, Hungari, Irlandë, Finlandë, Maqedoni, Malin e Zi, etj.

POEZIA

Poezia është dita kur, i vogël, mora

pushkën dhe qëllova njerëzit nga dritarja,

dita kur i preva kokën mbretit dhe josha

një grua, dita kur mësova se duhet lexuar

me sytë e të vdekurve, se, mbi të gjitha,

është e papërdorshme, se duart që përkëdhelin,

duhet të dinë ta mirëpresin dhe t’ çajnë barkun,

kur vë në gjumë një lumë që s’ishte

dhe ndan ujërat e vet nga të tjerët, kur ngre

një prani të qëndrueshme, reale sa shtiza

e çastit të ngulur në brinjë, dhe – priva

vendimtare – del shetitje me të, te realja

e fakteve, jo e sendeve.

VLERËSIME PËR AUTORIN

“Qëndron në krye të valës së re poetike”

Jehona (Shkup)

“Një nga poetët kyç të poezisë së re shqipe

“Fjala” (Tiranë)

Me poezitë e tij koncize, të pasura me refleksione dhe aspak vanitoze, G.K. bën pjesë në zyrat më të rëndësishëm të lirikës bashkëkohore shqipe

(transcriptrevieeu.eu – botimi gjermanisht)

Shënime për një kohë letrare

Nga Gazmend Krasniqi

Se cila qe pamja e letërsisë që zhvillohej në Shqipëri para viteve ’90, na mjafton të kujtojmë parullën e kohës se një shkrimtar “duhet të kuptohet nga i gjithë populli”, e cila shoqërohej gjithmonë me emrat e caktuar. Vetë Kadareja do ta gjente kohën për t’u shprehur për atë situatë, kur do të thoshte në bisedat me Alain Bosquet: në vendet e Lindjes komuniste poezia ka shërbyer shpesh për të mbuluar gropat dhe djerrinat e letërsisë. Titujt e shumtë të librave, tirazhet, festivalet, çmimet, recitimet publike etj., bënin pjesë më shumë se proza në festën e zhurmshme të diktaturës. Ju e dini se me poezinë mund të bëhen spekulimet më të mëdha. Në poezi mungesa e talentit mund të fshihet më lehtë sesa në prozë ose në dramë. Çdo tyryfyl mund të mbrojë sajesën e tij poetike, domethënë kotninë e vet me “individualitetin poetik”.

Më kujtohet se e kisha lexuar dhe rilexuar botimin Antologji e poezisë franceze (1983), që kishte dalë në pikën më të vdekur për mendimin letrar shqiptar, derisa arrita në përfundimin se ishin dëmtuar (nuk e kam fjalën për autorët e ndaluar) edhe përkthimet: ai libër nuk më shërbente dhe ia fala një dashamirësi të këtij arti, pak më i ri në moshë. Kohë më vonë, pas rropatjesh të panumërta për të kuptuar natyrën e poezisë, u pendova për atë veprim, sepse u kujtova të kem edhe një herë në dorë dy përkthimet e vetme të Poradecit në atë vëllim: poezia Mulliri e belgut Verharen dhe Mesditë e Charles Leconte de Lisle.

Për përgjigjen e pyetjes se çfarë përfaqësonte përkthimi i kësaj të fundit për sistemin letrar të kohës, duhet të rikujtojmë pak prej saj:

Artikullin e plotë e gjeni tek linku Këtu

                                                  

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe102
ISBN9789928238498
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14 x 21