Cmim i reduktuar! Premtimi i Krishlindjes Shiko më të madhe

Premtimi i Krishtlindjes

Richard Paul Evans BLV0027

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Premtimi i Krishtlindjes” është një histori dashurie nga mjeshtri i librave për festa, Richard Paul Evans!

Më shumë detaje

106 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928216168

912 Lekë

-24%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

Rreth librit

Elisa Dutoni i friket përjetimit të festave të fundvitit. Para tri vitesh, mësoi se i shoqi e tradhtonte me shoqen e saj të ngushtë. Pas divorcit, ajo mbeti e vetme, trokë dhe e mbushur me pasiguri për jetën.

Një ditë nëntori, i afrohet një i panjohur. Në të vërtetë, jo edhe aq i panjohur, sepse ajo e kishte parë edhe më herët në godinën ku punonte, por nuk ishin takuar asnjëherë. Ai i bën Elisës një propozim: për tetë javët në vijim - deri në vigjiljen e Krishtlindjes - ata duhet të shtiren sikur janë çift. Gjithashtu, i panjohuri ka përpiluar edhe një kontratë:

1. Nuk lejohen pyetjet shumë personale.

2. Nuk lejohen skenat.

3. Askush nuk duhet ta dijë të vërtetën.

4. Kontrata përfundon në vigjilje të Krishtlindjes.

Elisa e vetmuar habitet edhe vetë kur e pranon propozimin e tij. Me kalimin e ditëve, siguria e marrëdhënies së tyre të shtirur duket sikur i shëron pak nga pak plagët e saj, por sapo ajo mendon se ka rigjetur lumturinë, sekreti më i madh i jetës së saj do të dalë në dritë, duke ia rrezikuar atë. Por ndoshta, Elisa nuk endet e vetme në botën e errët të sekreteve të ruajtura në skutat më të thella të mendjes.

Të dhëna

Faqe296
ISBN9789928216168
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 13 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEtleva Hoxha Çepele
RomanRomancë&Pasion