Zef Skiroi BDI0184
Libër i ri
Te dheu i huaj, Palermo 1900, i botuar me ndihmën financiare të Anselm Lorekios, është një idil i gjatë historik, i qëndisur me elemente të folklorit dhe mitologjisë, që rrëfen për ikjen epike të shqiptarëve të shekullit të pesëmbëdhjetë nga atdheu i të parëve për t'u ngulur në Siçili. Varianti përfundimtar i kësaj vepre iu botua pas vdekjes më 1940.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9992731257 | |
Te dheu i huaj është vepra më e rëndësishme poetike e me vlera të veçanta e Zef Skiroit. Eqrem Çabej e ka quajtur "kryevepra e Xhuzepe Skiroit dhe nderi i literaturës shqipe", ndërsa pak vite më vonë ai shtoi: "është në njëfarë mënyre, epi nacional i shqiptarëve të Italisë", apo "vepra e jetës së tij". Zef Skiroi është shkrimtar i shquar arbëresh. Më 1887, së bashku me Françesk Petën, themeloi në Palermo revistën Arbri i ri dhe botoi përmbledhjen e parë me vjersha. Në historinë e letërsisë shqiptare, Zef Skiroi është shquar si poet, prozator, dramaturg, folklorist e studiues. Veprat kryesore të tij mbeten Mili dhe Haidhea, Te dheu i huaj
| Faqe | 168 |
| ISBN | 9992731257 |
| Redaktori | Mariana Ymeri |
| Viti i Botimit | 1999 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Ali Xhiku (transkiptoi) |
Mili dhe Haidhea është cilësuar prej Prof. Eqerem Çabejit si një nga poemat më të bukura të romantizmit shqiptar. Aty autori derdhi emocionet djaloshare, të cilat mbetën thelbësore edhe në botimet e mëvonshme, duke qenë vepra më e mirë e rinisë së tij.