Gjakime kthimesh, gjakime ikjesh Shiko më të madhe

Gjakime kthimesh, gjakime ikjesh

Kristoffer Leandoer BERK0019

Libër i ri

10 Artikuj

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në këto ese brilante dhe thellësisht intime, Kristoffer Leandoer na fton të ndjekim gjurmët e letërsisë që lind në lëvizje — ndërmjet mërgimit dhe kthimit, ikjes dhe mallëngjimit për një shtëpi që s’mund të jetë më si më parë. I shkruar me një ndjeshmëri të rrallë ndaj humbjes, gjuhës dhe endjes së njeriut nëpër hapësira e fjalë që nuk i përkasin më, ky libër na udhëheq nga ekzili i Ovidit në brigjet e ftohta të Detit të Zi te biblioteka lëvizëse e David Bowie-t, nga arratia e heshtur e Shirley Jackson te kthimi i pamundur i Henry James — për të na kujtuar se letërsia është gjithnjë një udhëtim prej nga dalim të ndryshuar.

Libri është gjithaq një meditim mbi shkrimtarin si “i huaj” — si endacak i përhershëm, që kërkon një gjuhë ku të mos jetë kurrë plotësisht në shtëpi. Në këtë gjakim për një atdhe tjetër, për një tekst më të vërtetë, për një dhomë të fshehtë ku njeriu mund të struket e të shpëtojë, letërsia shfaqet si dëshmi, si strehë e si mundësi për mbijetesë.

Përkthyer me finesë e kujdes nga Entela Tabaku dhe Shqiptar Oseku, @gjeli__modern botimi i BERK, me mbështetjen e Swedish Arts Council, sjell në gjuhën shqipe një vepër që flet për çdo lexues që ka ndjerë ndonjëherë mallin për të pamundshmen — dhe për të shkruarin si formë e arratisë më të thellë