I ri Mendjelehta Shiko më të madhe

Mendjelehta

Anila Dermyshi BDI0976

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Që e vogël, Esteri ëndërron një dashuri të madhe. Një dashuri të vetme, të jashtëzakonshme, si ato në filma apo libra, që do t’i japë kuptim jetës së saj. E rritur vetëm nga e ëma, mes përkujdesjes së saj dhe këshillave të gjyshërve, ajo hyn në jetë me bindjen se diku ekziston njeriu i duhur, të cilin duhet vetëm ta gjejë.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928931511

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Por rruga drejt dashurisë nuk është asnjëherë aq e thjeshtë sa në ëndrra. Nga emocionet e para të adoleshencës te marrëdhëniet e ndërlikuara të moshës së rritur, Esteri përjeton pasionin, zhgënjimin, xhelozinë, vetminë dhe dëshirën për të qenë e dashur. Çdo njohje i sjell një shpresë të re, por edhe pyetje që bëhen gjithnjë e më të vështira: A mjafton dashuria për të qenë të lumtur? Sa duhet të sakrifikojmë për tjetrin? Dhe, mbi të gjitha, a mund ta gjejmë dashurinë, pa humbur vetveten?
Me një rrëfim të drejtpërdrejtë, plot ndjeshmëri, humor dhe vetironi, Anila Dermyshi na fton të ndjekim udhëtimin e një gruaje që, duke kërkuar dashurinë e madhe, përpiqet të kuptojë veten dhe marrëdhëniet me të tjerët.
Mendjelehta është një roman për ëndrrat dhe iluzionet, për zgjedhjet dhe gabimet, për përplasjen mes asaj që dëshirojmë dhe asaj që na ofron jeta. Një histori për guximin për të dashuruar, por edhe për nevojën për të mësuar të duam veten.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe208
ISBN9789928931511
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip