

Që e vogël, Esteri ëndërron një dashuri të madhe. Një dashuri të vetme, të jashtëzakonshme, si ato në filma apo libra, që do t’i japë kuptim jetës së saj. E rritur vetëm nga e ëma, mes përkujdesjes së saj dhe këshillave të gjyshërve, ajo hyn në jetë me bindjen se diku ekziston njeriu i duhur, të cilin duhet vetëm ta gjejë.