I ri Natasha Shuteriqi Shiko më të madhe

Natasha Shuteriqi

Shqipe Haxhihyseni MEP0017

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Shkronja mbi fletë është Antologjia e parë dhe e vetmja e këtij lloji në Shqipëri, që sjell për fëmijët e moshës 7–10 vjeç mbi 100 pjesë leximi nga abetaret e para shqiptare.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint

850 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky tekst i dalë nga zemra e Abetareve të 100 viteve më parë, zgjon për fëmijët e sotëm fjalë të fjetura, tema të harruara, tradita, zakone dhe vlera themelore të identitetit tonë kombëtar. A nuk është bukur të rritesh në shekullin XXI dhe të takosh bashkëmoshatarët e tu të fillimshekullit XX? Kjo do të thotë të kuptosh nga vjen ti, nga janë rrënjët e zakoneve, traditave dhe sidomos gjuhës tënde.
Në këtë kuptim, libri mbart vlera të padiskutueshme gjuhësore, historike dhe, mbi të gjitha, empatike, duke i ndihmuar fëmijët të kuptojnë, të ndiejnë dhe të respektojnë botën e tjetrit përmes historive, poezive dhe personazheve të një kohe tjetër.
I konceptuar si një përvojë moderne dhe interaktive, ai shkon përtej leximit të thjeshtë, duke përfshirë kuptimin, interpretimin, reflektimin, krijimin dhe lojën, të cilat e bëjnë fëmijën pjesëmarrës aktiv në ndërtimin e kuptimit.
Kjo antologji shumëdimensionale krijon një urë të rrallë mes së shkuarës dhe së tashmes, duke e kthyer trashëgiminë kulturore në një përvojë të gjallë edukative dhe emocionale, si një himn për familjen, dashurinë, mirësinë, punën, atdheun dhe gjuhën shqipe.

Të dhëna

Vendodhja2026
GjuhaShqip
StatusiI ri