Viola Ardone BDI0945
Libër i ri
30 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928816979 | |
“Këtë u bëjnë fëmijët të rriturve. I sinkronizojnë sipas ritmit të dashurisë.”
Një mëngjes, Vita hap derën e shtëpisë dhe e gjen Kostjan të përgjumur aty. Nuk e flet gjuhën e saj, por ajo do t’i ndryshojë jetën. Sepse çdo fëmijë i lindur në këtë botë, është fëmija i të gjithëve. Në romanet e Viola Ardones, takimi midis qenieve njerëzore ka gjithmonë fuqinë e një mrekullie, e aftë të shkatërrojë vetminë dhe të rikthejë shpresën.
Kostja është dhjetë vjeç kur niset për të shkuar te gjyshja, Irina, pastruese shtëpish në Napoli. Në çantë, mban foton e një nëne që nuk e ka takuar kurrë dhe një adresë. Babai i tij është në front për të mbrojtur Ukrainën e sapopushtuar. Pas mundimesh, ushtarësh që përpiqen ta bllokojnë në kufi dhe njerëzish të panjohur që e ndihmojnë, fëmija mbërrin në Napoli. Vita, zonja për të cilën punon gjyshja, do të kujdeset për të. Katër vjet më parë, ajo ka humbur djalin dhe tani i kalon ditët e vetme, ose me Irinën, e cila ka lexuar Danten dhe flet italisht si një poete e shekullit të trembëdhjetë. Mysafiri i papritur e detyron të rikthehet në rolin që fati ia kishte rrëmbyer. Pastaj, kur babai i Kostjas raportohet i zhdukur, Irina shkon në Ukrainë për të kërkuar të birin. Ajo nuk mund ta pranojë se ka vdekur. Vita vendos t’i bjerë pas, për ta ndihmuar. Përpjekja për të shpëtuar një tjetër, në fund të fundit, është e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten.
| Faqe | 320 |
| ISBN | 9789928816979 |
| Gjuha | Shqip |
| Statusi | I ri |
Bazuar në ngjarje të vërteta, një histori mallëngjyese për dashurinë, familjen, shpresën dhe mbijetesën, e vendosur në Italinë e pas Luftës së Dytë Botërore - e shkruar me zemër dhe penë të fortë nga Viola Ardone.
Vogëlushja Elba mban emrin e një lumi të madh të Veriut: ka vendosur nëna e saj ta quajë kështu. Në fillim, nënë e bijë jetonin së bashku, në një vend të cilin Elba e quan gjysmëbotë, por që në të vërtetë është një spital psikiatrik.