I ri Ngjitja Shiko më të madhe

Ngjitja

Stefan Hertmans A-007968

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër
“NGJITJA” ËSHTË NJË ROMAN INTRIGUES…
DHE HERTMANS NJË ROMANCIER
QË E BËN DETAJIN TË PAHARRUESHËM.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928065124

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Vetë jeta e Stefan Hertmans-it [1951] është si një roman. Ai ka ushtruar profesionin e mësuesit, ka luajtur muzikë xhaz, është profesor, shkrimtar dhe laureat i Çmimit të Madh të Belgjikës për Letërsinë dhe është njëri nga shkrimtarët bashkë-kohorë më të rëndësishëm të Flandrës.

Stefan Hertmans, [1951] poet, romancier, eseist, dramaturg, tregimtar dhe studiues arti. Është lector në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura në Gent, Sorbonë, Vjenë dhe Berlin. Romani “Luftë dhe terpentinë”, ishte zgjedhur në listën e shkurtër për Çmimin Man Booker International.

Vera e vitit 1979. Stefan Hertmans bleu një shtëpi të vjetër që kundërmon nga era e jargavanëve, pranë qendrës historike të Gentit, në lagjen Patershol. Njëzet vjet më pas, ai zbulon se kishte jetuar në shtëpinë Uillem Verhulstit, njërit prej nacionalistëve flamandë që ishte rrjeshtuar në radhët e SS-ve të ushtrisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Duke ndjekur hap pas hapi qëmtimin e arkivës së kujtimeve, dokumentave zyrtare, fotografive, në mesin e ngjarjeve të trazuara të kohës, përveç historive të jetëve individuale, zbulojmë ekstremizmin nacionalist, veprimtarinë klandestine të luftës, turpin, pabesinë politike, dramën morale dhe tradhëtinë bashkëshortore të Verhulstit, i cili ishte personi përgjegjës për internimin e bashkëkombasve në kampet e përqëndrimit. Disa dekada më vonë, Adriani, djali i tij, një historian i njohur, nuk arrin të përballet dot me krimet e të atit. Por... sa realist dhe bindës mund të jetë një njeri, kur flitet për veprimtarinë e babait të tij? Ndërsa Evropa bën përpjekje që të ringrihet nga rrënojat e barbarisë duke shkundur hirin apokaliptik, Verhulst, edhe pse dënohet si një kriminel lufte, nuk shfaq asnjë lloj pendese për të shkuarën e tij. “Ngjitja” është një roman ankthi që të përndjek kudo, është një kujtesë e fuqishme humane mbi tmerret e shekullit të kaluar që vazhdojnë të kenë jehonë dhe ndikim edhe në ditët e sotme.

Të dhëna

ISBN9789928065124
GjuhaShqip
StatusiI ri