Max Seeck MUZ0064
Libër i ri
Mëria e fundit është libri i fundit i trilogjisë me protagoniste hetuesen Xhesika Niemi. Nga i njëjti autor Shtëpia Botuese “Muza” ka botuar: Gjuetari i shtrigave, Engjëjt e Hamurabit, Prekja e së keqes dhe Rrjeti i djallit. Ky roman ka fituar çmimin Glass Key Aëard në vitin 2023. Një roman mbi fantazmat e së shkuarës.
6 Artikuj
Shtëpia Botuese | Muza Botime | |
| ISBN | 9789928361684 | |
Në këtë thriller të ri fantastik të autorit të “Gjuetari i Shtrigave”, bestseller i Neë York Times, Xhesika Niemit i duhet të luftojë demonët e të kaluarës, teksa kolegët hetojnë vrasjen brutale të një biznesmeni të shquar.
Eliel Zeterborgu është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij luksoze në Helsinki. Ajo çka në sy të parë duket çështje e lehtë, nuk rezulton aspak e tillë kur zbulohet se vrasësi ka edhe të tjerë në shënjestër. E vetmja e dhënë që ka policia është një foto e Zeterborgut me tre burra të tjerë, fytyrat e të cilëve janë fshirë.
Hetuesja Xhesika Niemi është shkëputur përkohësisht nga policia e Helsinkit për të gjurmuar besëlidhjen e shtriganëve që thuajse e vrau. Drejtimi i hetimeve i ngarkohet kolegut të saj, Jusufit. Teksa rrëmon për të zgjidhur çështjen, Jusufi kupton se ka nevojë për ndihmën e Xhesikës. Ndërkohë që gërmojnë më thellë, të dy kuptojnë se djalli që po kërkonin gjithë këtë kohë është kthyer dhe po pret çastin e duhur për të sulmuar.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 434 |
| ISBN | 9789928361684 |
| Redaktori | Klodiana Metani |
| Viti i Botimit | 2024 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Sofika Note |
| Roman | Krim & investigim |
Ky libër debutues i Max Seeck-ut është një thriller intensiv, me një komplot të thurur me aq mjeshtëri sa lexuesi e ka të vështirë ta heqë mënjanë e të mos e çojë deri në fund. Max Seeck është autor bestseller i The New York Times. Ky libër ka fituar çmimin Debut Thriller Prize për vitin 2017
Vjen në shqip një thriller tjetër nga autori i romanit thriller “Engjëjt e Hamurabit”. “Gjuetari i shtrigave”, libri i parë i serisë thriller me protagoniste detektiven Xhesika Niemi, është Neë York Times dhe Spiegel Bestseller. Po përkthehet në 40 gjuhë të ndryshme dhe së shpejti do të jetë edhe serial televiziv në Hollywood nga Greg Silverman i Stampede...
Prekja e së keqes” është libri i dytë i trilogjisë bestseller të autorit Max Seeck.
Seria “Gjuetari i shtrigave” vazhdon me romanin e ri, sjell në shqip nga Botimet Muza. Në këtë roman thriller, hetuesja Xhesika Niemi është në garë me kohën për të gjetur lidhjen mes një trupi me shenja të çuditshme që ka dalë në bregdetin e akullt të Finlandës dhe dy zhdukjeve enigmatike.