Max Seeck A-000704
Libër i ri
Prekja e së keqes” është libri i dytë i trilogjisë bestseller të autorit Max Seeck.
498 Artikuj
Shtëpia Botuese | Muza Botime | |
| ISBN | 9789928361004 | |
Të gjithë mendonin se Xhejr Vesterlundi, diplomat finlandez, kishte vdekur prej kohësh. E përkundrazi, është një i arratisur dhe ia ka mbathur nga Kroacia – vendi i fundit ku është parë i gjallë – falë një pasaporte suedeze false. Pas vetes ka lënë një trup me kokë të prerë dhe pak shenja që të çojnë në Stokholm.
Agjentja e Interpolit, Anikë Lehtoja, ka ndër mend ta zgjidhë çështjen dhe t’i shkojë deri në fund. Për këtë arsye kërkon të kthehet në shërbim pas muajve të gjatë të sëmundjes që e kanë mbajtur larg hetimeve.
Bashkë me Anikën, edhe Daniel Kuisma vihet në gjurmët e Vesterlundit.
Por mbi kokën e Danielit qëndron pezull një akuzë për krime lufte që u takojnë ngjarjeve të errëta të së shkuarës, që duhen sqaruar ende të gjitha. Fillon kështu ndjekja e njeriut përmes kufijve ndërkombëtarë nga Norvegjia e largët në San Francisko, derisa mbërrin në Hagë.
Por sa më shumë i afrohen presë Anika dhe Danieli, aq më shumë kuptojnë natyrën e vërtetë të Vesterlundit. Dhe fillojnë ta shohin qartë përbindëshin që jeton brenda tij.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 392 |
| ISBN | 9789928361004 |
| Redaktori | Klodiana Metani |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Adrian Beshaj |
| Roman | Mister&Thriller |
Ky libër debutues i Max Seeck-ut është një thriller intensiv, me një komplot të thurur me aq mjeshtëri sa lexuesi e ka të vështirë ta heqë mënjanë e të mos e çojë deri në fund. Max Seeck është autor bestseller i The New York Times. Ky libër ka fituar çmimin Debut Thriller Prize për vitin 2017
Vjen në shqip një thriller tjetër nga autori i romanit thriller “Engjëjt e Hamurabit”. “Gjuetari i shtrigave”, libri i parë i serisë thriller me protagoniste detektiven Xhesika Niemi, është Neë York Times dhe Spiegel Bestseller. Po përkthehet në 40 gjuhë të ndryshme dhe së shpejti do të jetë edhe serial televiziv në Hollywood nga Greg Silverman i Stampede...
Seria “Gjuetari i shtrigave” vazhdon me romanin e ri, sjell në shqip nga Botimet Muza. Në këtë roman thriller, hetuesja Xhesika Niemi është në garë me kohën për të gjetur lidhjen mes një trupi me shenja të çuditshme që ka dalë në bregdetin e akullt të Finlandës dhe dy zhdukjeve enigmatike.
Mëria e fundit është libri i fundit i trilogjisë me protagoniste hetuesen Xhesika Niemi. Nga i njëjti autor Shtëpia Botuese “Muza” ka botuar: Gjuetari i shtrigave, Engjëjt e Hamurabit, Prekja e së keqes dhe Rrjeti i djallit. Ky roman ka fituar çmimin Glass Key Aëard në vitin 2023. Një roman mbi fantazmat e së shkuarës.