I ri Topi me dhjame Shiko më të madhe

Topi me dhjame

Gi De Mopasan NER0116

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Topi me Dhjamë është nga novelat më të famshme të Mopasanit, e cila është shkruar në fund të vitit 1879 dhe ishte befasia më e madhe sa për përcjelljen e tablosë reale të ngjarjeve të Luftës Franko-Prusiane, të njerëzve që morën pjesë në të nga të dy anët, të ndjenjave, mendimeve, aq edhe për veprimet e tyre me mjeshtëri të paimitueshme.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

NERAIDA
ISBN97899282847906

400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

"Topi me Dhjamë u shkrua në fund të vitit 1879 dhe ishte pjesë e një koleksioni me novela të gjashtë shkrimtarëve francezë. I titulluar Les Soirées de Médan dhe i ideuar nga Emil Zola, në të u përfshinë krijime në përkujtim të Luftës Franko-Prusiane. Nga të gjashta novelat, Topi me Dhjamë ishte befasia më e madhe sa për përcjelljen e tablosë reale të ngjarjeve të luftës, të njerëzve që morën pjesë në të nga të dy anët, të ndjenjave, mendimeve, aq edhe për veprimet e tyre me mjeshtëri të paimitueshme.

Historia është e thjeshtë: lëvizja e një grupi njerëzish me karrocë nga Rueni i pushtuar nga prusianët për në Havrën e çliruar, në kohë lufte. Rrëfimi hapet dhe mbyllet brenda karrocës. Dhjetë persona detyrohen të bashkëjetojnë gjatë gjithë këtij udhëtimi. Grupit të vogël heterogjen, i përbërë nga një tregtar vere, një tregtar pambuku, një kont dhe tre gratë e tyre, si dhe dy murgesha dhe një demokrat, u është bashkuar edhe një prostitutë.

Protagonistja dallohet nga personazhet e klasave shoqërore më 'të respektuara' për bujarinë dhe sakrificën e saj. Topi me Dhjamë rezulton “letër lakmus”, me ndihmën e së cilës zbulohet natyra e vërtetë e të gjithë heronjve të tregimit. Ndërsa ajo kujdeset për të tjerët, ata e përçmojnë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe80
ISBN97899282847906
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAida Karanxha