I ri Kumbari Shiko më të madhe

Kumbari

Mario Puzi SHL0033

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Tiran, shantazhues, gjobëvënës, vrasës. Ndikimi i tij depërton në të gjitha shkallët e shoqërisë amerikane. Njihuni me Don Korleonen, një njeri miqësor, i drejtë, i arsyeshëm. Bosi më gjakatar i Cosa Nostra-s, Kumbari.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Shtepia e Librit
ISBN9789928472878

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një kryevepër moderne, Kumbari është një portret i botës së krimit të viteve 1940, që nuk të shqitet nga mendja. Ai është, gjithashtu, një rrëfenjë intime e familjes Korleone, e cila është njëkohësisht e lidhur, dhe e bërë copash, nga pozicioni unik që mban në zemër të Mafies Amerikane. Pesëdhjetë vjet pasi u botua për herë të parë, ky roman vijon të tronditë me njohuritë e thella mbi politikën e biznesin dhe urën lidhëse mes të dyjave, krimin.

Mario Puzo mbi romanin Kumbari

Unë po mendoja të mos shkruaja më romane, ose ndoshta t’i lija për qejfet e pleqërisë. Por një ditë një mik shkrimtar erdhi te zyra e revistës ku punoja. Për mirësjelljen e zakonshme, unë i dhashë atij një kopje të romanit Pelegrini me fat. Një javë më vonë ai u kthye. Më tha se unë isha një shkrimtar i madh. E mora për një drekë madhështore. Gjatë drekës, i tregova disa rrëfenja mafioze gallatë dhe një skicë dhjetë faqe të gjatë. Ai ishte shumë entuziast. Ai organizoi që të kisha një takim me redaktorët e G.P. Putnam’s Sons. Redaktorët u ulën dhe dëgjuan një orë ndërsa unë tregoja rrëfenja me mafien. Ata më thanë të filloja punën. Më dhanë edhe 5 mijë dollarë paradhënie dhe kështu nisi. Pothuajse fillova të mendoj se botuesit ishin njerëz, pothuajse.

M’u deshën tre vjet që ta mbaroja... dhe puna ishte më së shumti qejf. E mbaj mend këtë si periudhën më të lumtur të jetës sime. (Miqtë dhe familja ime nuk janë dakord.) Mua më vjen turp të pranoj se shkrova Kumbarin mbështetur vetëm te kërkimet e mija. Nuk kam takuar kurrë një gangster të vërtetë dhe të hapur. E njihja botën e bixhozit goxha mirë, por vetëm kaq.

Pasi libri u bë “i famshëm,” mua më prtezantuan disa zotërinj të lidhur me materjalin. Ata ishin përkëdhelës. Ata refuzonin të besonin se unë nuk kam qenë kurrë në biznesin e gjobëvënies. Ata refuzonin të besonin se unë nuk kisha pasur kurrë mirëbesimin e një kumbari. Por që të gjithë e donin shumë librin.

Në anë të tjera të vendit dëgjova një histori shumë të këndshme: sipas saj, mafia më ka paguar mua një milionë dollarë për të shkruar Kumbarin si një goditje mjeshtërore në marrëdhëniet publike. Ndërsa në një rast tjetër, dëgjova se disa shkrimtarë kanë sugjeruar se unë vetë duhet të kem qenë mafioz sepse përndryshe libri nuk mund të dilte kështu siç doli mbështetur vetëm në kërkime. Këtë të fundit unë e pranoj si kompliment.

Marrë nga Letrat e Kumbarit, Mario Puzo, 1972

Të dhëna

Faqe550
ISBN9789928472878
Titulli origjinalThe Godfather
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGjergj Erebara
RomanSagë&Histori