I ri Stamboll mos me qello Shiko më të madhe

Stamboll mos me qello

Celil Oker BDR0427

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Xhelil Oker, kjo penë mjeshtërore e letërsisë policeske, me romanin “Stamboll, mos më qëllo”, na tërheq sërish brenda një aventure plot befasi dhe ku testohen kufijtë e inteligjencës njerëzore...

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928377425

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Sa e sa herë ka shtënë mbi ne ky qytet…

Por unë nuk kisha ku të shkoja tjetër. Njëherë e një kohë pata shëtitur shumë qytete. Më së shumti nëpër rrugët që lidhnin aeroportin me hotelin ku do të rrija. Asokohe nuk ishin shpikur ende çantat me rrota të udhëtarëve. Që t’i kisha të lira duart, çantën time e varja gjithmonë mbi sup.

Atëherë pata mësuar se atyre që shkonin përkohësisht në qytete të tjera trotuaret mund t’u bëheshin vetëm armiq. Trotuaret të çonin atje ku kishe për të shkuar, të tregonin atë çfarë kishe për të parë, të bënin të haje atë që kishe për të ngrënë. Pastaj të villnin. Nuk të donin më. Ti do të futje bishtin ndër shalë dhe do të shkoje drejt trotuareve të një qyteti tjetër.

Me rrugët e Stambollit ama, isha në paqe.

Baltën, që ma hidhte mbi pantallona njëra rrugë e tij, ma pastronte shiu i një rruge tjetër. Nëse më kapte uria në një rrugë, rruga tjetër më ngopte. Nëse në një rrugë bëja shuk paketën e cigareve, në rrugën tjetër më dilte para një kazan plehrash. Nëse Stambolli më qëllonte mua në një rrugë, në rrugën tjetër vraponte për t’më ndihmuar.

Përderisa kisha mundur të zija miqësi me trotuaret e këtij qyteti, ç’punë kisha në qytete të tjera?

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe434
ISBN9789928377425
Titulli origjinalAteş Etme İstanbul
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlfons Pupli
RomanSagë&Histori