Për më shumë se njëmijë vjet para ardhjes së sllavëve në shekullin e gjashtë pas Krishtit, tokat midis Adriatikut dhe lumit Danub, tani Serbia dhe Shqipëria, ishin shtëpia e popujve të njohur
në botën e lashtë si ilirë.
Ky libër, bazohet në dëshmi të konsiderueshme arkeologjike që janë bërë të disponueshme që nga Lufta e Dytë Botërore për të dhënë një përshkrim të origjinës, kulturës, historisë dhe trashëgimisë së ilirëve.
John Wilkes përshkruan gjeografinë e Ilirisë dhe vëzhgon rajonin në periudhat parahistorike: greke, romake dhe mesjetare. Ai diskuton artin, materialin, kulturën, fenë dhe zakonet ilire. Një
kapitull shqyrton gjuhën ilire, nga e cila ka mbetur pak gjurmë, dhe lidhjen e saj me gjuhë të tjera indo-evropiane. Profesor Wilkes shqyrton gjithashtu dëshmitë gjuhësore për lidhjen e ilirëve me popujt e tjerë - trak, italik, grek dhe kelt.
Libri përfundon me një diskutim për një mbijetesë të mundshme të një kulture vendase ilire në periudhat romake dhe bizantine.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Viti i Botimit | 2024 |
| Vendodhja | Prishtinë |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Histori | Shqipëria |