I ri Aria – Fet e fet Shiko më të madhe

Aria – Fet e fet

Valbona Banka MEP0355

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Le të udhëtojmë edhe ne me Arian dhe personazhet e tjera, mes situatave të papritura dhe humorit, për të shijuar këtë përvojë.

Më shumë detaje

11095 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928086037

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Ju tashmë, e njihni Arian çamarroke që s’lë dy gurë bashkë. Kësaj here, sigurisht me të vëllanë përkrah, meqë shtëpia e kujdesit është përmbytur, kanë shkuar të jetojnë te apartamenti i Adelës dhe i Noldit, një çift i ri tejet interesant që ende nuk po marrin guximin të mendojnë seriozisht për të ardhmen e përbashkët.

Bashkëjetesa me çiftin e ri është një aventurë e pambarimtë, që shkon paralel me përpjekjet e Arias për të riparuar shtëpinë e kujdesit. Askush nuk ia ka caktuar këtë detyrë. Në fund të fundit, është shumë e vogël. Por ajo nuk pret t’i japin detyrë për të bërë gjërat që i ka për zemër.

Duke jetuar me Adelën dhe Noldin, Aria arrin të pikasë dashurinë e tyre të thellë dhe dëshirat e fshehura që ata vetë nuk kanë guximin t’i shprehin. Kështu, detyrat e Arias bëhen dy: veç këmbënguljes për ta bërë sërish të banueshme shtëpinë e kujdesit në mënyrë që fëmijët t’i kthehen jetës së tyre normale, Aria dëshiron edhe që të bëjë realitet ëndrrën e heshtur të Adelës dhe të Noldit për të ndërtuar folenë e tyre të dashurisë, familjen.

A do t’ia dalë një çamarroke si Aria që përpiqet t’i bëjë gjërat fët e fët?

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928086037
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 7 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë