Financat personale Shiko më të madhe

Financat personale

Arthur J. Keown A-004959

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky eshte nje tekst akademik qe AADF - Albanian-American Development Foundation e sjell ne shqip per studentet dhe sipermarresit nga botimet e Pearson Education, ne botimin e 7-te te tij, te perditesuar dhe eshte i redaktuar dhe i pergatitur nga pedagoge te Fakultetit Ekonomik ne procesin e mesimdhenies ne Shqiperi

Më shumë detaje

499 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Cleanscore
ISBN9780133856439

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

21 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Për shumë studentë kursi i "Financave personale" përbën ekspozimin e parë dhe të vetëm ndaj financave personale, prandaj është e rvndësishme që materiali të paraqitet në mënyrë të tillë që të lërë gjurmë të fortë.

Mjetet, teknikat dhe ekuacionet harrohen lehtë, ndërsa logjika dhe parimet themelore që nxitin përdorimin e tyre, pasi të kuptohen, do të mbeten dhe do të bëhen pjesë e "personalitetit financiar" të cdo studenti.

Nëpërmjet prezantimit të dhjetë parimeve themelore të financave personale, botimi i shtatë i "Financave personale: Shndërrimi i parave në pasuri" i aftëson studentët të hartojnë dhe të realizojnë një plan për të ardhmen e tyre financiare.

Këto parime studentët do të mund t'i shfrytëzojnë gjatë gjithë jetës së tyre - ato do t'i ndihmojnë t'ia dalin mbanë në një mjedis financiar në ndryshim të përhershëm.

PERMBAJTJA E LIBRIT

Pjesa 1. Planifikimi financiar

  1. Procesi i planifikimit financiar 2
  2. Vlerësimi i mirëqenies suaj financiar dhe hartimi i një plani 28
  3. Menaxhimi i tatimeve dhe taksave 58

Pjesa 2. Menaxhimi i parave tuaja

  1. Menaxhimi i mjeteve monetare ose i aktiveve likuide 88
  2. Përdorimi i kartave të kreditit: Roli i kredisë së hapur 118
  3. Huat për studentët dhe konsum: Roli i huamarrjes së planifikuar 150
  4. Vendimmarrja për banesën dhe automjetin 189

Pjesa 3. Të mbrohemi nëpërmjet sigurimeve

  1. Sigurimi i jetës dhe shëndetit 255
  2. Sigurimi i pronës dhe i përgjegjësive 298

Pjesa 4. Menaxhimi i investimeve

  1. Bazat e investimeve 331
  2. Investimi në aksione 372
  3. Investimi në obligacione dhe në alternativa të tjera 401
  4. Fondet e përbashkëta: Një mënyrë e thjeshtë për diversifikim 433

Pjesa 5. Problemet gjatë ciklit të jetës

  1. Planifikimi për pension: Rasti i Shqipërisë 475
  2. Planifikimi i pasurisë: Kursejuni trashëgimtarëve tuaj para dhe telashe 511
  3. Ngjarjet financiare të jetës − Bashkimi i copëzave 538

Shtojca A: Shuma e përbërë e 1$ 598

Shtojca B: Vlera aktuale e 1$ 600

Shtojca C:Shuma e përbërë vjetore e 1$ për n periudha 602

Shtojca D:Vlera aktuale e 1$ për n periudha 604

Shtojca E:Tabelat e kredisë me këste mujore 606

INFORMACION: Materialet Shtesë

Për pedagogët të cilët do të përdorin secilin nga këtë tekst akademik, ofrohet aksesi në platformat elektonike të Pearson dhe McGraw/Hill ku mund të shkarkojnë materialet ndihmëse si:

• Bankën e pyetjeve (2000-3000 pyetje për testim)

• Prezantime në PowerPoint

• Ushtrime dhe materiale të tjera sipas tekstit

                                                        

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
ISBN9780133856439
Titulli origjinalPersonal finance
RedaktoriProf. Assoc Dr. Brikena Leka, Dr. Perseta Grabova
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimevei shtati
PërkthyesiLanguage Solutions