Si të bëhesh magnet parash Shiko më të madhe

Si të bëhesh magnet parash

Marc Reklau MIN0339

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
ISBN9789928265777

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Zbulo zakonet që mund të transformojnë fatin tënd financiar Udhëzimet e drejtpërdrejta të Marc Reklau-t të japin 71 zakone të vërtetuara që të shtrojnë rrugën drejt pasurisë dhe suksesit, zakone të cilat mund ti zbatosh që sot, teksa ëndërron me sy hapur që të fitosh lotarinë. Reklau zbulon sekretet e pasanikëve dhe i distilon në hapa praktikë për rutinën tënde të përditshme. Qoftë nëse pret fundin e muajit për rrogën, apo thjesht po kërkon çelësin për të shtuar pasurinë, ky libër është harta jote drejt lirisë financiare. Reklau, i cili ishte i papunë, arriti lirinë financiare brenda një dekade. Ai mishëron parimet e shkruara në këtë libër, që do të të ndryshojnë jetën, dhe është dëshmi e fuqisë së jashtëzakonshme të tyre: të jetosh një jetë të lirë, pa u shqetësuar për paratë. Rrugëtimi i tij, nga problemet financiare te suksesi, jo vetëm që është frymëzues, por është edhe një plan veprimi që e ndan me ty në këto faqe. Si të bëhesh magnet parash nuk ka të bëjë vetëm me pasurimin, por me ndryshimin e mendësisë dhe veprimeve të tua, të cilat do të të sjellin një jetë bollëku dhe sigurie. Nga zotërimi i mendësisë së parasë, te strategjitë e investimit që do të të shtojnë pasurinë, ky libër do të jetë shoqëruesi i duhur në rrugëtimin tënd drejt suksesit financiar. Atëherë përse të presësh fatin, kur mund ta krijosh që tani? Hape këtë libër dhe hyr në botën e transformimit financiar!

Të dhëna

Faqe288
ISBN9789928265777
Viti i Botimit2024
GjuhaShqip
StatusiI ri